Autobiografia e Malkolm X

1,500L

Titulli: Autobiografia e Malkolm X, ashtu siç i është rrëfyer Alex Haley – it
Origjinali: Autobiography of Malcolm X, as told to Alex Haley
Gjinia: Autobiografi
Autori: Malkolm X
Shqipëroi: Arjol Guni
Shtëpia botuese: Logos A
Viti: 2013
Fq. 800
ISBN: 978-9989-58-499-2

Categories: , Tag: Product ID: 1757

Description

Mbi librin

Historia përthithëse personale e udhëheqësit më dinamik të Revolucionit Zezak. Ky libër është një testament i fuqisë së madhe emocionale nga e cila çdo amerikan ka shumë për të mësuar. Por, mbi të gjitha, tregon Malkolm X – in që shumë pak njerëz kanë njohur, njeriun që gjendej pas imazhit të stereotipizuar si predikues i urrejtjes, një njeri i ndjeshëm, krenar dhe me inteligjencë të lartë, plani i të cilit për të hyrë në rrymën kryesore të Revolucionit Zezak u ndërpre nga një breshëri plumbash të vrasësve, një njeri i cili ndihej i sigurtë se nuk do të jetonte aq gjatë sa ta shihte botimin e këtij libri.

Ky libër është rezultat i një bashkëpunimi unikal ndërmjet Malkolm X dhe Alex Haley, i cili në hulumtimin e tij personal për të kaluarën e tij afrikane, i frymëzuar nga njohja me Malkolm X, shkroi librin e shumëshitur e fort të famshëm “Roots”, libër i cili është shitur në gjashtë milionë kopje dhe është përkthyer në tridhjetë gjuhë. Alex Haley është autor me famë botërore. Fitues i Çmimit Pulicer dhe i Çmimit Kombëtar të Librit në SHBA. Vdiq në moshën 70 vjeçare në shkurt të vitit 1992.

Komente mbi librin

“Libri më i rëndësishëm që kam lexuar ndonjëherë. Ai ndryshoi mënyrën time të të menduarit. Ndryshoi mënyrën time të të vepruarit. Më ka dhënë kurajën që unë nuk e dija se flinte brenda meje. Unë jam njëri prej atyre qindra mijëra njerëzve jeta e të cilëve ka ndryshuar për mirë.”

Spike Lee

“Në agoninë e vetëkrijimit të tij është agonia e një populli të tërë në kërkimin e vet për identitet. Asnjë njeri nuk e ka shprehur më mirë vuajtjen që populli i tij e ka në shpirt.”

The New Review of Books

“Një libër madhështor. Sinqeriteti i tij i prerë, pasioni i tij, qëllimi i tij i lartësuar ka për ta bërë atë të qëndrojë si një moment i së vërtetës më të dhimbshme.”

Truman Nelson, The Nation

“I jashtëzakonshëm. Një libër i shkëlqyer, i dhimbshëm dhe i rëndësishëm.”

The New York Times

“Ky libër ka për të pasur përherë një vend në literaturën e luftës afro – amerikane.”

I.F. Stone

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Logos A

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Autobiografia e Malkolm X”

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo