Sale!

Afrikani

600L 0L

Titulli: Afrikani
Gjinia: Kujtime
Autori: J.M.G. Le Clézio
Shqipëroi: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2009
Fq. 112
ISBN: 978-99927-817-1-5

Categories: , Tags: , , , Product ID: 2339

Description

Sipas Le Clézio, duke e memorizuar Afrikën, ai është i mendimit se njeriu nuk lind në ditën që del në dritë, por në ditën dhe vendin kur bëhet, kur kupton se ekziston. “Mua nuk më bënë vetëm kujtimet e Afrikës, por edhe pasuria mendore dhe lumturia e prindërve të mi në Afrikë”. Le Clézio në këtë libër i bën një parakalim kujtimeve të tij në Afrikë.

Koment nga autori

Për një kohë të gjatë, kam ëndërruar që nëna ime të ishte zezake. Kisha sajuar një histori, një të kaluar, për t’i ikur realitetit pas kthimit tim nga Afrika, në këtë vend, në këtë qytet ku nuk njihja askënd, ku isha kthyer në një i huaj. Pastaj, kur im atë, në moshën e pensionit, erdhi të jetojë me ne në Francë, kam zbuluar se ishte ai Afrikani. Kjo ka qenë e vështirë për ta pranuar. Më është dashur të rikthehem prapa, të rifilloj, të përpiqem të kuptoj. Dhe në kujtim të kësaj, kam shkruar këtë libër të vogël.

Fragment nga libri

Më kujtohet gjithçka që mora kur erdha për herë të parë në Afrikë: një liri aq të thellë, saqë më digjte, më dehte, saqë i ngazëllehesha deri në dhimbje. Nuk dua të flas për ekzotizëm: fëmijët janë krejt të huaj ndaj këtij vesit.

Jo ngaqë ata shohin përmes qenieve dhe gjërave, por, pikërisht, ngaqë nuk shohin tjetër, veç këtyre: një pemë, një gropë në tokë, një mizëri milingonash nëpër trarë, një grup djemsh çamarrokë në kërkim të një loje, një plak me sy të mjegullt duke zgjatur një dorë kockë e lëkurë, një rrugë në një fshat afrikan në një ditë tregu, këto ishin të gjitha rrugët e të gjitha fshatrat, të gjithë pleqtë, të gjithë fëmijët, të gjitha pemët dhe të gjitha milingonat.

Ky thesar ishte përgjithmonë i gjallë thellë brenda meje, nuk mund të shkulet më. Shumë më tepër sesa me kujtime të thjeshta, ai është i përbërë me të vërteta…

Prindërit e mi ishin të shtrirë në shtretërit e tyre fushorë, nën rrjetat e mushkonjave, duke dëgjuar tingujt e trumpetave, të akorduara në një ritëm konstant dhe ekstremisht të fortë, si një zemër plot nxit. Ata janë të dashuruar. Egërsia, dhe në të njëjtën kohë, Afrika njerëzore, është nata e tyre e martesës. Dielli dogji gjithë ditën trupat e tyre, ata janë të mbushur me një fuqi ektreme elektrizuese.

Komente mbi librin

“Roli i tij autobiografik është shndërruar në thjeshtësinë e shprehjeve. Pra, jo konfuzion apo rrëfim, por thjesht një gjest intimiteti… Le Clézio nuk jep leksione morali. Delikat dhe bujar, dhe në të njëjtën kohë, tejet i mençur… I gjithë arti i tij është përkushtim ndaj dhimbjes, por dhe rebelim.”

Le Monde

“Le Clézio ka perfeksionuar një stil me një shprehi të hapur, të shpejtlëvizshme. Me kohën, ambicia e tij mbisunduese që të mund të arrijë transparencën e mitit, e ka drejtuar atë në një lloj hapjeje që sheshon ndikimin emocional të prozës së tij.”

The Washington Post

Mbi autorin

Shkrimtari 68-vjeçar u lind në Francë, jetoi në Nigeri për një kohë të shkurtër, kur ishte fëmijë dhe ka dhënë mësim në universitete në Tailandë, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Ai është një udhëtar i përhershëm dhe i palodhshëm.

Me romanin e tij të parë, “Procesverbali”, të cilin e shkroi kur ishte tepër i ri, ai fitoi menjëherë çmimin “Ranaudot”. Përfaqësuesit ideal të një vizioni harmonik të botës janë për Le Clézio-n indianët e Amerikës, për të cilët ai ka shkruar “Ëndrra amerikane” (1988).

Një tjetër vepër e rëndësishme e shkrimtarit francez është edhe “Ekstazë dhe materie” (1967), përmbledhja e tregimeve “Mondo et autres histoires”, tregimi biografik “Diego e Frida” (1993, kushtuar Frida Kahlos dhe Diego Rivera-s), romanet e shumtë mes të cilëve “Shkretëtirë: (1980), “Onitsha” (1991), “Ylli gabon” (1992), “Dy jetët e Lailas” (1999), romani autobiografik “Révolutions” (2003) dhe “Afrikani” (2004).

Additional information

Autori:

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.