Sale!

Histori e Ballkanit

1,200L 0L

Histori e Ballkanit. Georges Castellan

Titulli: Histori e Ballkanit
Origjinali: Histoire des Balkans
Gjinia: Histori
Autori: Georges Castellan
Shqipëroi: Arben Puto, Luan Omari
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 1991
Fq. 560

Description

Dje, Ballkani ishte “fuçi baruti” e Europës. Sot, përpjekjet për demokraci kanë sjellë aty shpërthimin e nacionalizmit. Ky puzzle shtetesh të vegjël, të përçarë nga grindjet ndëretnike dhe probleme kufijsh, përmbledh një mozaik popujsh që janë përzier me njëri – tjetrin ose i janë kundërvënë njëri – tjetrit gjatë shekujve: grekë, serbë, bullgarë,rumunë, shqiptarë, vllehë, çifutë, turq etj.

Ky libër ndjek historinë e tyre që nga pushtimi i gadishullit prej turqve të ardhur nga Azia e Vogël deri në vëshimin e fundit të Ushtrisë së Kuqe të Stalinit. Të përfshirë për shekuj të tërë në Perandorinë Osmane të sulltanëve, popujt e Ballkanit ruajtën fenë dhe kulturën e tyre aq sa në shekullin XIX – XX ia dolën mbanë të formojnë shtete kombëtare: Greqinë, Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë e Shqipërinë. Por, në këto shtete ka pakica irredentiste, me orekse antagoniste, që u shfrytëzuan dhe u mbështetën nga Fuqitë e Mëdha europiane dhe shkaktuan kështu Luftën e Parë Botërore, për t’u ndezuar më ashpër gjatë Luftës së Dytë.

Më pas, për 45 vjet në to u vendos rendi i ri që vinte nga Moska, me përjashtim të Greqisë, që u bë anëtare e NATO – s. Tani që popujt e Ballkanit janë përsëri të lirë të zgjedhin, historia e një gjysmëmijëvjeçari aventure të përbashkët nxjerr në dritë pasurinë e jashtëzakonshme njerëzore që ata kanë ruajtur.

 

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

ÇABEJ

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.