Sale!

Arvanitet dhe prejardhja e grekeve

Rated 5.00 out of 5 based on 1 customer rating
(1 customer review)

1,000L 0L

Titulli: Arvanitët dhe prejardhja e grekëve, vështrim historik – folklorik – politik – gjuhësor
Gjinia: Histori
Autori: Aristidh P. Kola
Shqipëroi: Aldior Agora, Leonard Agora
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2008
Fq. 512
ISBN: 978-99943-1-434-8

Categories: , Tags: , , Product ID: 2350

Description

Libri hedh një vështrim historik, folklorik, politik dhe gjuhësor mbi lidhjet e mundshme midis arvanitasve me helenët e lashtë, dhe synon vërtetimin e çështjes nëse “arvanitasit janë krijuesit e Greqisë së Re”.

“Shumë njerëz na e kane vënë në dyshim lidhjen e drejtëpërdrëjtë dhe afërsinë me këtë popull të lashtë helen”, shprehet autori në parathënien e librit, ndërsa shpjegon më tej se “u dhanë shumë përgjigje nga intelektualët grekë, që ishin të detyruar t’i pranonin si greke, arvanitasit kryengritës të 1821-it dhe si rrjedhim nuk do të ishte e mundur të arsyetonin shumë gjëra si p.sh. që gjysma e tyre u shndërruan në mysilmanë gjatë pushtimit turk dhe më e rëndësishmja, që flisnin një gjuhë barbare”.

Sipas tij arvanitasit, ashtu si helenët e lashtë, shquhen se “brenda tyre ekziston një ballafaqim i barabartë dhe i vazhdueshëm i një progresiviteti dhe konservatorizmi”.Libri ndahet në pesë pjesë në të cilat shpjegohet epoka historike, zbritja e arbëreshëve në Greqi, krahasimi gjuhësor greqisht-shqip, arbëreshët e neohelenizmit, vitet e para të okupacionit turk, si dhe karakteristikat dalluese të arvanitasve.

Mbi autorin

Aristidh Kola lindi në Greqi më 1944 në fshatin Kaskaveli të qytetit të Fivës në rrethin e Tebës. Mbaroi studimet e larta në Universitetin e Athinës (fakulteti juridik) dhe punoi për shumë kohë si avokat. Më 1985 u detyrua të linte profesionin e avokatit për t’u arrë me studimin e Arvanitasve, ku në të njejtën kohë iu besua detyra e Kryetarit të Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë.

Bëri të mundur me përpjekjet e tij personale rizgjimin e lëvizjes kulturore dhe kombëtare të traditës arvanitase. Më 1995 nis botimin e revistës “Besa” dhe të revistës 2 mujore “Arvanon”. Shënim: Ky titull bën pjesë në librat & autorët më të shitur për vitin 2009.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

TOENA

1 review for Arvanitet dhe prejardhja e grekeve

There are no reviews yet.

Be the first to review “Arvanitet dhe prejardhja e grekeve”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo