Tipat psikologjike

Rated 4.00 out of 5 based on 1 customer rating
(1 customer review)

600L

Titulli: Tipat psikologjikë
Origjinali: Psyhologische Typen
Gjinia: Psikologji
Autori: Carl Gustav Jung
Shqipëroi: Dritan Thomollari
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2003
Fq. 208
ISBN: 978-99927-846-5-

Categories: , Tag: Product ID: 1472

Description

Tipat psikologjike Carl Gustav Jung

Ky libër, njëri nga dokumentet kyç të kulturës së sotme bashkëkohore, është rezultati përfundimtar i një periudhe 20 vjeçare studimesh, të kryera nga Jungu në fushën e psikologjisë praktike, në kërkim të veçantive karakterologjike që drejtojnë raportin e individit me botën.

Aq më tepër që ky rezultat vjen pas një eksperimentimi dhe shtrirje të këtyre kërkimeve në kohë dhe hapësirë, duke kaluar në historinë, filozofinë, estetikën dhe letërsinë, përtej psikopatologjisë së tipave, për të arritur kështu në një sistem madhështor të dy qëndrimeve të kundërta të njeriut, të pajisura me një mekanizëm psikik të vetin, të përveçëm dhe kolektiv: introversionin dhe ekstroversionin, bashkë me kombinimet e tyre tipologjike.

Ndaj, përtej të qenit zbulimi i madh i Jungut, ky libër paraqet edhe një refleksion të mprehtë e të plotë të autorit mbi problematikën e dualitetit njerëzor, një analizë të detajuar dhe të përpiktë të dialektikës së përjetshme të prirjeve tona të kundërta. Për të gjitha këto arsye, “Tipat psikologjikë”, përveç tekstit themelor të psikologjisë jungiane, konsiderohet, për nga përmasa dhe shtrirja e interesave, një pikë referimi kryesore dhe e pashmangshme për gjithë karakterologjinë moderne.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

PLEJAD

1 review for Tipat psikologjike

There are no reviews yet.

Be the first to review “Tipat psikologjike”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo