Sale!

Si te sillemi me grate

300L 0L

Titulli: Si të sillemi me gratë
Gjinia: Filozofi
Autori: Artur Shopenhauer
Shqipëroi: Reshat Konçi
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2003
Fq. 108
ISBN: 978-99927-797-8-0

Description

Me gratë natyra ka kryer një goditje mjeshtërore: ka bashkuar në një kohë të caktuar të rinisë, të gjitha bukuritë dhe yshtjet për të tërhequr fort vështrimet e përhumbura të burrave. Është natyra që krijon vashën për të cilën njerëzit mallkojnë njëri – tjetrin dhe popujt shfarosen. Është po ajo që u jep atyre naze për të nxjerrë në pah bukurinë, por kur natyra e ndau gjininë në dy gjysma, ajo s’e bëri prerjen mu në mes…

Në qoftë se bota ka lindur nga një trill i Zotit, atëherë gruaja është qenia tek e cila krijuesi më i lartë ka dashur të paraqesë si më mirë anën e paparashikueshme të natyrës së saj misterioze. Tema është delikate, por nuk ka se si t’i shmangesh. Çfarë mund të na mësojnë filozofët për sjelljen ndaj grave, kur atyre u takon të jenë mbrojtës të diturisë, ndonëse vetë kanë qenë të pafat në dashuri? Ç’na këshillojnë ata për t’u mbtojtur nga sjelljet bredhacake për të frenuar këtë synim të dëshirës sonë? Çfarë strategjie na këshillojnë për t’u hequr tekat seksit delikat kur dihet dashuria është si feja: nuk arrihet me forcë.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Ideart

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.