Zonja Z

800L

Titulli: Zonja Z
Gjinia: Roman
Autori: Albatros Rexhaj
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2014
Fq. 192
ISBN: 978-9928-175-38-0

Categories: , , Tags: , Product ID: 1807

Description

“Zonja Z” është një libër protestues, një zë revolte e indinjate për shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga femra të ndrydhura e meshkuj të tredhur. Dy shpirtra binjakë kërkohen, gjenden dhe, të kapur dorë për dore, përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare. Kjo është beteja e shumë të tjerëve dhe përfundimi i trishtë i kësaj historie tingëllon si një kambanë alarmi.

Fragment nga libri

… Unë nuk do të mund të hesht kurrë ndaj atyre që ushqehen me dhimbjen dhe frikën tonë: kinse udhëheqësit tanë të nderuar. Janë ata që mjelin çdo gjë nga kjo bota jonë e vogël dhe e lodhur, ndërkaq veten e shohin si pjesë të një bote tjetër, thuajse ata vetëm aksidentalisht kanë lindur mes nesh.

Për shkak të tyre edhe kemi ngelur prapa të tjerëve; shqiptarët janë një popull inteligjent, por fatkeqësia jonë është se udhëhiqemi nga po e njëjta kastë mediokrish që arrin të mbijetojë në të gjitha sistemet. Dhe janë këta mediokër që duan të na mbajnë të kurthuar në lojën e pafund të intrigave dhe mjerimit, sepse kështu, duke u grindur me njëri – tjetrin, nuk kemi kohë t’i demaskojmë për atë çka vërtetë janë.

Koment nga Agim Vinca

“Rrëfimi i Albatros Rexhajt thyen tabunë, zgjeron kufijtë e lirisë, ofron befasi, provokon shije e koncepte, hap shtigje drejt së panjohurës dhe, mbi të gjitha, nxit përsiatjet për jetën.”

Mbi autorin

Albatros Rexhaj është shkrimtar shqiptar i lindur në Prizren (1975). Veprimtarinë e tij krijuese e zhvillon midis Tiranës dhe Prishtinës. Ai është autor i disa dramave për teatër dhe i librave: “Lettera a un amico italiano dal Kosovo” (1999), “Bombë në Beograd” (2012), “Ditar dashurie i një shkrimtari” (2012) dhe “Edith” (2013)

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Pegi

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Zonja Z”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo