Sale!

Vajza qe trazoi folene e grerezave

1,500L 0L

Titulli: Vajza qe trazoi folenë e grerëzave
Gjinia: Roman
Autori: Stieg Larsson
Shqipëroi: Alina Karaulli
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2011
Fq. 592
ISBN: 978-99943-0-218-5

Description

E reja Lisbetë Salander, gjeni në kompjuter, ndodhet sërish e mbërthyer në një shtrat spitali, ndonëse këtë herë nuk janë rripat prej lëkure që e mbajnë, por një plumb në kokë. Ajo përbën kërcënim: nëse ndokush rrëmon në jetën e saj dhe dëgjon atë që ajo ka për të thënë, organizma të fuqishme sekrete do të rrëzohen si kështjella prej letre. Duhet të zhduket përgjithnjë; më e mira do të ishte sikur të mbyllej në çmendinë.

Konspiracioni në qendër të të cilit ndodhet, ndonëse pa dëshirën e saj, dhe që nisi kur ishte vetëm dymbëdhjetëvjeçe, vazhdon ende. Ndërkaq, gazetari Mikael Blomkvist ka arritur t&#39i afrohet së vërtetës mbi të kaluarën e tmerrshme të Lisbetës dhe është i vendosur të botojë në Milenium një artikull denoncues, që do t’i bëjë të dridhen shërbimet e fshehta, qeverinë dhe mbarë vendin. Nuk do të ketë kompromise.

Kapitulli i fundit i trilogjisë së Stig Larsson-it – një nga rastet më të bujshme në botën e botimeve ndërkombëtare të viteve të fundit – është një përshkrim i mahnitshëm i shoqërisë së sotme në trajtën e një romani policor. Një roman emocionues për komplote të errëta dhe shërbime të fshehta të devijuara, që ngërthen ritmin e kohës sonë dhe zbulon se ku mund të çojnë perversitetet e një sistemi të sëmurë. Një histori që, besnike ndaj shpirtit të autorit, rrëfen për dhunën kundër grave dhe për burrat që e bëjnë të mundur atë.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Dudaj

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Vajza qe trazoi folene e grerezave”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo