Sale!

Vajza e prape

1,200L 0L

Titulli: Vajza e prapë
Gjinia: Roman
Autori: Mario Vargas Llosa
Shqipëroi: Bajram Karabolli
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2010
fq. 304
ISBN: 978-99943-51-65-7

Description

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.

Si përkthyes dhe interpret, që merr pjesë në konferenca në të gjithë botën, ia del mbanë ta takojë Lilin në çdo rimishërim të saj, si kilianka Lili, si shoqja Arleta, si madamë Arny, Mrs. Riçardson dhe Kumiko dhe ata rifillojnë përherë, edhe pse përkohësisht, dashurinë e tyre.

Kjo grua plot mister, që përgjërohet vetëm ndaj burrave me pushtet dhe para, e refuzon dashurinë e Rikardos së “sëmurë” pas saj. Edhe kur ia vjedh paratë të shoqit nga banka, edhe kur merret me kontrabantën e afrodiaziakëve nga Afrika në Japoni, narratori këmbëngulës e kthen sërish gruan në skenë pa shumë pse-ra.

Duke krijuar një tension të admirueshëm midis komikes dhe tragjikes, Mario Vargas Llosa luan me realitetin dhe fiksionin për të shtjelluar një histori, ku dashuria jepet si e papërcaktuar, si zonjë me një mijë fytyra, si vajzë e prapë. Pasion dhe ligësi, shans dhe fat, dhimbje dhe kënaqësi… për të dhënë fytyrën e vërtetë të dashurisë!

 

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

SKANDERBEG BOOKS

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.