Sale!

Ushtari i mire Shvejk vol. 2

700L 0L

Titulli: Ushtari i mirë Shvejk, vëllimi i dytë
Gjinia: Roman
Autori: Jaroslav Hashek
Shqipëroi: Gëzim Erebara, Tonin Bushati
Shtëpia botuese: Extra
Viti: 2003
Fq. 424
ISBN: 978-99927-36-29-1

Description

O Shvejk! O Shën Mëri! Do t’ju pushkatoj! Hajvan! Gomar! O bajgë e qelbur! O hale! Të jesh kaq budalla, kaq idiot?!””Si urdhëroni, tamam ashtu është, zoti toger, unë jam idiot!” Dhe ai, Jozef Shvejku, do të jetë me të vërtetë, sipas pohimit të vetë trupës mjekësore të përfaqësuar ashtu si duhej, budallai më i madh i kompanisë, por edhe dinak si një dhelpër, tregtar qensh (të vjedhur) në jetën civile dhe pijanec tërë kohën e kohës.

Historia e tij dhe vetë personi tij janë kthyer në legjendë. Jarosllav Hashek e krijoi personazhin në vitin 1911. Emrin e mori nga një deputet çek, Shvejku, që ishte bërë i njohur për numrin e pallogaritshëm të gomarllëqeve që nxirrte nga goja, pa e ditur se ç’dërdëlliste. Model qe gjithashtu edhe adjedanti Straslipska, pijanec i njohur në mbarë qytetin, dhe që më pas u desh të lumturohej nga ajo lavdi e dyshimtë, sepse jo kushdo hyn në letërsinë botërore. Ç’e bën kaq komik ushtarin? Ai është “i mirë”, sepse bën gjithmonë atë që i kërkojnë të bëjë dhe se miraton çdo gjë që i thonë.

Në marrëdhënie me pushtetin, Shvejku është i përherë i binduri që u del përpara gjërave. Dhe ç’lumë fjalësh për të mos thënë asgjë! Ai nuk i merr seriozisht pyetjet që i bëhen dhe përgjigjet pa dredha, duke thënë pikërisht atë që i vjen në mendje, që në njëfarë mënyre është diçka në shkallën zero të arsyes, por që merr një forcë të madhe në fushën e humorit. Ky libër mbetet si satira më e bukur antimilitariste në historinë e letërsisë botërore.

Komente mbi librin

“Te Shvejku gjejmë shpjegimin e botës, shpjegimin e fatalitetit. Shvejku i jep munxën botës; ai tregon si duhet të mbahesh.”

Siegfried Lenz

“Për mua, ky libër nuk ka asnjë barasvlerë të njohur në letërsinë botërore.”

Kurt Turolski

“Ai që kërkon të kuptojë Kafkën, duhet të lexojë në fillim Shvejkun. Shvejku është pa mbrojtje si heronjtë e Kafkës. Atje, si këtu, nuk ka zgjidhje. “Procesi” dhe “Kështjella” e Kafkës, si dhe “Shvejku” i Hashekut shkojnë së bashku, si mesha solemne në meshën e përditshme, në të dyja rastet bëhet fjalë për t’i shërbyer Perëndisë. Natyrisht në kuptimin negativ.”

Jiri Grusa, poet dhe ambasador çek

Additional information

Autori:

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Ushtari i mire Shvejk vol. 2”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo