Sale!

Ushtari i mire Shvejk, vol. 1

900L 0L

Titulli: Ushtari i mirë Shvejk
Gjinia: Roman
Autori: Jaroslav Hashek
Shqipëroi: Gëzim Erebara, Tonin Bushati
Shtëpia botuese: Extra
Viti: 2003
Fq. 616
ISBN: 978-99927-36-28-3

Description

“O Shvejk! O Shën Mëri! Do t’ju pushkatoj! Hajvan! Gomar! O bajgë e qelbur! O hale! Të jesh kaq budalla, kaq idiot?!””Si urdhëroni, tamam ashtu është, zoti toger, unë jam idiot!” Dhe ai, Jozef Shvejku, do të jetë me të vërtetë, sipas pohimit të vetë trupës mjekësore të përfaqësuar ashtu si duhej, budallai më i madh i kompanisë, por edhe dinak si një dhelpër, tregtar qensh (të vjedhur) në jetën civile dhe pijanec tërë kohën e kohës.

Historia e tij dhe vetë personi tij janë kthyer në legjendë. Jarosllav Hashek e krijoi personazhin në vitin 1911. Emrin e mori nga një deputet çek, Shvejku, që ishte bërë i njohur për numrin e pallogaritshëm të gomarllëqeve që nxirrte nga goja, pa e ditur se ç’dërdëlliste. Model qe gjithashtu edhe adjedanti Straslipska, pijanec i njohur në mbarë qytetin, dhe që më pas u desh të lumturohej nga ajo lavdi e dyshimtë, sepse jo kushdo hyn në letërsinë botërore. Ç’e bën kaq komik ushtarin? Ai është “i mirë”, sepse bën gjithmonë atë që i kërkojnë të bëjë dhe se miraton çdo gjë që i thonë.

Në marrëdhënie me pushtetin, Shvejku është i përherë i binduri që u del përpara gjërave. Dhe ç’lumë fjalësh për të mos thënë asgjë! Ai nuk i merr seriozisht pyetjet që i bëhen dhe përgjigjet pa dredha, duke thënë pikërisht atë që i vjen në mendje, që në njëfarë mënyre është diçka në shkallën zero të arsyes, por që merr një forcë të madhe në fushën e humorit. Ky libër mbetet si satira më e bukur antimilitariste në historinë e letërsisë botërore.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

EXTRA

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Ushtari i mire Shvejk, vol. 1”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo