Ura me tri harqe

Rated 4.00 out of 5 based on 1 customer rating
(1 customer review)

500L

Titulli: Ura me tri harqe
Gjinia: Roman
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Fq. 144
ISBN: 978-99943-32-17-1

Description

Në qendër të librit “Ura me tri harqe” gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t’ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë një rrëfimtar të veçantë, murgun Gjon.

Nën zhgunin e tij është fshehur një personazh i vërtetë, ekleziastiku Gjon Buzuku, që, në vitin 1555, shkroi librin e parë në gjuhën shqipe, “Mesharin”. Ismail Kadare, murgun Gjon, që me këtë analogji bëhet simbol i “shqiptarisë”, e bën të jetojë dy shekuj para Buzukut. Jemi rreth vitit 1378. Perandoria osmane i shtrëngon në mengenenë e vet principatat shqiptare.

Kadareja është frymëzuar nga procesverbalet e ndodhive ushtarake dhe të vrasjeve për t’i dhënë mbështetje historike tekstit të vet. Por atij i shërben si bazë veçanërisht legjenda e kështjellës së Rozafës, qerthulluar rreth idesë së flijimit të bërë me qëllim përfitimi. Që ura të qëndrojë më këmbë, del se është e domosdoshme që një njeri të murohet në këmbë të saj.

Në të vërtetë, një firmë, ajo e mjeshtërve të urës, e shfrytëzon besëtytninë e njerëzve dhebesimin e tyre te legjenda për t’ia arritur synimeve të saj në luftën kundër shemrës së vet, “Lundra dhe trape”, armike e egër e idesë së urës. Kadareja, me anë të shtjellimit të fabulës, e ka vënë theksin mbi një nga themelet e sistemit stalinian: ftesa për flijim.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

ONUFRI

1 review for Ura me tri harqe

There are no reviews yet.

Be the first to review “Ura me tri harqe”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo