Sale!

Tesi i Derbervilëve

700L 0L

Titulli: Tesi i D’Erbervilëve
Gjinia: Roman
Autori: Tomas Hardi
Shqipëroi: Bujar Doko
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2002
Fq. 506
ISBN: 978-99927-725-9-X

Description

Shkrimtari i shquar anglez u lind më 2 qershor 1840 në Higher Bockhampton. Në vitin 1862 u vendos në Londër, ku kreu studimet për arkitekturë. Aty nis të studiojë dhe merret me letërsi. Kjo qe për Hardin ëndrra më e madhërishme e jetës.

Romani i tij i parë “Varfanjaku dhe zonja” u shkrua më 1867 dhe i hapi udhën e shkrimtarisë për të mbërritur disa vjet më pas te “Dy sy të kaltër”, ku gjithë afsh dashuror e freski ndjesore, Hardi rrëfen duke e idealizuar dashurinë e vet për Ema Lavinianin, me të cilën martohet. Këtu nis radha e romaneve të famshme tipikë të Hardit, ku bëjnë pjesë: “Kthimi në vendlindje”, “Kryebashkiaku i Kasterbrixhit”, “Forestierët” e sidomos “Tesi i D’Erbervilëve”.

Ky roman është libri më i përhapur dhe më i famshëm i Tomas Hardit. Personazhet udhëhiqen vetëm nga forca e temperamentit të tyre. Megjithatë, ata duket sikur paguajnë me anë të përvuajtjeve shpirtërore gabimet që kanë bërë. Fati i paparashikueshëm i çon tek e mira dhe tek e keqja, përtej çdo morali, çdo ligësie, çdo paragjykimi shoqëror: fati i mposht ata. Pra, fatalizmi merr karakterin e një force të verbër dhe dashakeqe.

Kuadri i këtij romani ngërthen vise të moshës së hershme të vetë shkrimtarit. Paçka se jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, romancieri përfton me anë të përshkrimit artistik ngjyresën e spikatur vendore, e cila do të lërë gjurmë edhe të shumë shkrimtarë të mëvonshëm. Për nga përmasa e tronditjes, e thellësisë së ndjenjës, e kërkimit të pareshtur të lumturisë dashurore, “Tesi i D’Erbervilëve” mbetet një lëndë e gjallë e magjishme e shpirtit fërgëllues në shtegtimet e veta mbikohore, në kërkim ndoshta të një parajse, përfundimisht të humbur…

Hardi vdiq më 11 janar 1928 në Dorçester. Vepra e Tomas Hardit shpalos një gjini të larmishme krijuese, ku pasqyrohen veçori nga më piktoresket të peisazhit ndjesor të njeriut të mikluar nga qytetërimi modern.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Pegi

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Tesi i Derbervilëve”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo