Rebelimi i Lulus

700L

Titulli: Rebelimi i Lúlus
Gjinia: Roman
Autori: Albatros Rexhaj
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 136
ISBN: 978-9928-200-32-7

Categories: , , Product ID: 1883

Description

“Rebelimi i Lúlus” është një letër e gjatë, gjithnjë drejtuar Lúlus, ku monologu kthehet në dialog të arrirë në pritje që zërit të autorit t’i shtohet edhe zëri yt. Mes ideologjish që duhen përqafuar, mes udhësh që duhen ndjekur, mes përpjekjesh për t’u përsosur, shoqëria shqiptare po kërkon një fytyrë përfaqësuese për shqiptaren dhe shqiptarin bashkëkohor.

Në këtë kërkim të vrullshëm dhe të ethshëm, fytyra ka plot, por as edhe një që të jetë e pamakijazhuar, e pandikuar nga prirjet e momentit, origjinale. Më së shumti, ka maska! Maska të prerjeve dhe formave të ndryshme, nga disa për çdo fytyrë.

Fragment nga libri

Dua që shtetin tonë ta krahasoj me një shtëpi të përbashkët, simbol jo vetëm të strehës fizike, por edhe të përkatësisë, sigurisë dhe ngrohtësisë. Shtëpinë tonë, pra, shtetin, e kemi të mirë jo vetëm në pamje të jashtme, por edhe nga brenda.

Psh, kati i parë është i bukur, por edhe më i bukur është kati i dytë, si dhe të gjitha katet e tjera, por problemi është se arkitektët nuk kanë lënë vend për shkallë. Dhe meqënëse nuk ka shkallë, atëherë ne jemi përsosur në “artin e shkathët” të hajdutëve; nga kati në kat, ngjitemi duke shkelur mbi shpinën e njëri – tjetrit apo, në ankth, presim që dikush të na hedhë një litar nga lart.

… Kur njeriu nuk e ka ndjenjën e sigurisë dhe të përkatësisë, gjëja e parë që i bie ndërmend është që të ikë me rastin e parë që i krijohet kjo mundësi. Njëlloj siç po ikim edhe ne.

Mbi autorin

Albatros Rexhaj është shkrimtar shqiptar i lindur në Prizren (1975). Veprimtarinë e tij krijuese e zhvillon midis Tiranës dhe Prishtinës. Ai është autor i disa dramave për teatër dhe i librave “Lettera a un amico italiano dal Kosovo” (1999), “Bombë në Beograd” (2012), “Ditar dashurie i një shkrimtari” (2012), “Edith” (2013) dhe “Zonja Z” (2014).

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Pegi

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Rebelimi i Lulus”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo