Puthesi i paligjshem

500L

Titulli: Puthësi i paligjshëm
Gjinia: Proza
Autori: Azem Deliu
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 72
ISBN: 978-9928-4354-8-4

Categories: , , Tags: , Product ID: 1933

Description

Në Republikën e Moralistës i riu Ivan Shollohov burgoset për një arsye nga më të papërfytyrueshmet: puthje jashtë orarit të lejuar. Në një shtet ku privatësia nuk ekziston, ku identiteti është në krizë të vazhdueshme dhe ku gjithkush, gjithkund, është në rrezik, zhvillohet ngjarja e prozës së parë të shkrimtarit 20 vjeçar, Azem Deliu.

Përpjekja nuk shkon kah portretizimi besnik i një diktature, siç jemi ta shohim në letrat shqipe të pasviteve 90′ por kah një rrëfim dinamik që ka në qendër ankthin e karakterit dhe diktaturën e bën shumëdimensionale: pa kohë dhe pa vend. Një roman që duhet lexuar.

Komente mbi autorin

“Arti gjithnjë ka qenë i preokupuar me dy ekstremet e të qenit: dashurinë si mekanizëm riprodhimi dhe dhunën si mekanizëm vdekjeje. “Puthësi i paligjshëm” është pikërisht një rrëfim që mëton të lidhë këto dy ekstreme, duke sjellë me vete edhe konfliktin ndërmjet lirisë individuale dhe dogmës si normë shoqërore.”

Bardh Rugova, profesor universitar i gjuhës shqipe

“Pasi e botuam një fragment të kësaj proze në revistën letrare “Jeta e re”, njëri ndër lexuesit më përimtues të kësaj reviste, i habitur pyeti: “Cili shkrimtar fshihet pas këtij pseudonimi”?! S’kishte faj! Nga data e lindjes e kishte të vështirë të besonte, që një i ri, me moshën e Azem Deliut po debutonte si krijues i rryer në punë letrash. Tashmë, me këtë libër i hoqi ‘dilemat’…

Ai, edhe pse i ri në moshë, vjen me një rrëfim mjeshtëror të një prozatori të sprovuar mirë në shkrime dhe i gatuar mirë në lexime. Proza e tij, me tërë kompleksitetin e saj, buron nga kultura e leximit dhe kthehet në art të shkrimit duke përmbysur fuqishëm ideologjinë si koncept universal dhe ngritur filozofinë individuale.

Kjo prozë, edhe pse lidhet me modelet e kulturës dhe të literaturës së përbotshme, përherë e ruan vulën autoriale. Azem Deliu është prozator i pasionuar pas gjuhës së dëftimit, një alkimist i fjalës deri në perfeksionizëm.”

Agron Gashi, profesor universitar i letërsisë, kryeredaktor i revistës letrare ”Jeta e re”

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

ONUFRI

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Puthesi i paligjshem”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo