Plaku dhe deti

500L

Titulli: Plaku dhe deti
Gjinia: Roman
Autori: Ernest Hemingway
Shqipëroi: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2015
Fq. 112
ISBN: 978-9928-186-99-7

Description

Plaku dhe deti është një tregim për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Me simbolikën e tij ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë. Për Heminguejin njeriu, edhe kur e di se do ta kapërcejë të zakonshmen, se po shkel përtej saj, në trevën e dyluftimit të pabarabartë, madje të vetë vdekjes, nuk ka përse të tërhiqet pa e provuar. Më mirë të kthehesh i mundur pasi e ke provuar ndeshjen, pasi e ke treguar se e ke guximin ta bësh, sesa të dështosh pa e bërë provën.

Plaku i detit na tregon se e arriti atë që nuk e kishte bërë tjetërkush dhe nuk ka rëndësi se nuk e solli edhe mishin e peshkut për ta ngrënë. Kjo nuk ishte një sprovë për të sjellë diçka për të ngrënë, por për të sjellë një provë të guximit dhe të krenarisë. Është një ngjarje në kufirin e së pamundurës, nga e cila peshkatari është kthyer fitimtar.

Në këtë kuptim, rrëfimi kishte forcë tërheqëse për një shkrimtar, si Kadareja, i cili jo një herë në veprën e vet shkon te kufiri i së pamundurës, madje te vetë kufiri midis jetës e vdekjes. Konstandini u ngrit nga varri për ta kapërcyer kufirin, se atij i pëlqenin idetë e reja, kapej me pasion, duke i çuar nganjëherë gjer në skaj. Për Stresin, Konstandini dhe Doruntina qenë përpjekur të thyenin ligjet që i mbajnë të mbërthyera qeniet e gjalla, qenë përpjekur të thyenin ligjet e vdekjes, të arrinin të pamundurën.

Plaku i Heminguejit shkon tepër larg që të tregojë se çfarë është i zoti të bëjë njeriu dhe çfarë mund të durojë. Në filozofinë e tij, njeriun mund ta asgjësosh, por jo ta mposhtësh. Njerëzit e zakonshëm nuk e vënë re që edhe në bisedën e tyre të përditshme bëjnë përkthim. Kur dikush pyet: Çfarë do të thuash ti me këtë? Ç’kuptim ka kjo? Ku ma hedh fjalën? Nuk po të marr vesh.

Ai kërkon t’i përkthehet ajo që sapo ka dëgjuar. Përveç përkthimit të jashtëm nga një gjuhë në një tjetër, ka edhe një përkthim të brendshëm, përbrenda po asaj gjuhe. Ismail Kadareja është mjeshtër i këtij përkthimi të brendshëm në veprën e vet. Jo vetëm në rastet kur drejpërdrejt shënon po në atë vend ese dhe trajtesë, proces dhe zhdrivillim, por edhe duke e shndërruar këtë në përftesë letrare.

Te “Ura me tri harqe” janë vënë pranë fjalët e katër gjuhëve: “Sonte është tamam aksham. Nuk është as mbrëmje, as soir, e aq më pak vjeçer, por është aksham”. Po në këtë vepër, nëpërmjet një stilizimi arkaizues, është ndërtuar togu autonomi me cak, që është në të vërtetë një “përkthim” i togut real, të përdorur nga udhëheqësit sovjetikë pas pushtimit të Çekosllovakisë: sovraniteti i kufizuar, e po kështu ka bërë me togun kompromisi historik duke u kthyer në lëshim i dyanshëm historik.

Madje, edhe sajesat e veta Kadareja i përkthen, siç e gjejmë një rast te po ajo vepër: Nulbytymin, që mund të përkthehej njëfarësoj me fjalën zerokrejti. Duke e ndjekur këtë vijë të menduari, do të bindemi se lidhjet e shkrimtarit me përkthimin janë më të thella sesa duken. Ai bën rregullisht përkthim, shpjegim, interpretim, ndërshkëmbim ose komutim.

Krijimtaria nuk është pasqyrim i realitetit, por një rishpjegim i tij, ajo nuk mund të gjykohet se sa besnike i qëndron historisë, por se sa na zbulon një mesazh artistik aty ku ne shohim e dëgjojmë, por pak kuptojmë; ne kemi nevojë për dragoman që ta rrokim kumtin dhe kjo është një fjalë mjaft e shpeshtë në veprën e Kadaresë. Në këtë kuptim, shkrimtari është kurdoherë për ne edhe një përkthyes, nga ligjërata e zakonshme në gjuhën artistike.

Mbi autorin

Shumëkush mund të thotë se ai nuk ka qenë shkrimtari më i madh amerikan dhe as krijuesi i librit më të mirë amerikan, por Ernest Heminguej është pikërisht shkrimtari amerikan, një plazmim i patjetërsueshëm i talentit letrar dhe pesonalitetit monumental. Ai fitoi zemrat e të gjithë amerikanëve mbarë botës me stilin e tij të rrëfimit dhe e ngjiti atë në nivele të reja në statusin e popkulturës.

Më shumë se shkrimtar, ai është heroi i luftës, korrespondent i luftës, i çatdhesuar, gjuetari i luanëve, peshkatari legjendar, pijetari, figura tragjike, personaliteti imponues. Cytja e tij drejt jetës ishte një shqetësim që kurrë nuk pushoi së qeni, që e lidh atë me njerëzit e zakonshëm, të cilat gjallonin në romanet e tij më të famshme.

“Pothuajse çdo dhjetëvjeçar atë e gjen në një vendqëndrim të ri. Ka një grup krejt të ri miqsh dhe njëfarë numri lajkatarësh”, shprehet Dr. James Nagel, njëri prej studiuesve më të shquar të Heminguejit. Ndonjëherë është e vështirë të mësosh me saktësi ku e ka zanafillën jeta dhe legjenda e Heminguejit.

Që prej lindjes së tij në Oak Park, Ilinois, përgjatë romaneve që morën jetë nga vetë përvojat e tij e deri në vdekje, në moshën 62 vjeçare, jeta e Heminguejit ishte tërësisht e dokumentuar. Ende “s’ka çështje rreth tij që kurrë s’kanë marrë përgjigje dhe me gjasë kjo është arsyeja pse akoma vazhdojmë të flasim për të” thotë Red Griffin për Heminguejin. “Nëse mendja të mbetet e fiksuar pas Heminguejit, kjo gjë e dobëson aftësinë për ta kuptuar atë”, thotë Majkëll Rejnolds, “Ai është një pus i thellë: bie brenda e kurrë nuk del më.”

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

ONUFRI

10 reviews for Plaku dhe deti

  1. kate spade outlet

    I want to get across my passion for your generosity giving support to all those that have the need for help on this particular subject matter. Your special commitment to getting the solution across has been exceedingly insightful and has in most cases helped folks like me to achieve their objectives. Your entire valuable guideline entails a whole lot to me and even more to my colleagues. Thanks a ton; from all of us.

  2. lebron 16

    I wish to voice my respect for your generosity for women who must have guidance on this particular content. Your real commitment to passing the message throughout appears to be incredibly advantageous and has all the time made somebody like me to arrive at their pursuits. Your own valuable instruction signifies so much a person like me and additionally to my mates. Thank you; from everyone of us.

  3. yeezy 500

    I as well as my pals ended up analyzing the best hints from the website and so all of the sudden got an awful feeling I never expressed respect to the site owner for those secrets. These women had been as a result thrilled to learn all of them and have in effect really been enjoying these things. I appreciate you for being simply considerate and for utilizing variety of amazing themes most people are really wanting to know about. My personal honest regret for not expressing gratitude to you earlier.

  4. yeezy boost

    Thank you so much for giving everyone an exceptionally brilliant possiblity to read articles and blog posts from this site. It really is so enjoyable plus full of a great time for me and my office colleagues to search the blog at the least thrice in 7 days to read the latest issues you have got. And lastly, I’m so always satisfied with your splendid inspiring ideas served by you. Some 4 tips in this article are truly the very best we’ve ever had.

  5. kd shoes

    I am only writing to make you know what a remarkable encounter my cousin’s daughter enjoyed visiting your webblog. She picked up numerous details, with the inclusion of what it’s like to possess an incredible coaching character to let other folks clearly learn some grueling subject matter. You actually exceeded visitors’ expected results. Many thanks for providing those valuable, trustworthy, educational not to mention cool tips about this topic to Evelyn.

  6. michael kors outlet

    My spouse and i felt really comfortable when Emmanuel could complete his investigation by way of the precious recommendations he grabbed out of the web page. It’s not at all simplistic to just possibly be giving away thoughts which many others may have been making money from. So we discover we need the blog owner to give thanks to for this. The entire illustrations you made, the easy site navigation, the friendships you will make it possible to foster – it’s got mostly astonishing, and it’s really making our son and us do think that situation is brilliant, which is certainly seriously fundamental. Thanks for the whole thing!

  7. yeezy boost 350

    I am also writing to make you know what a great encounter my friend’s girl encountered using your site. She came to understand some details, including what it’s like to have a great coaching mood to let the mediocre ones clearly know several tricky subject areas. You really did more than people’s desires. Many thanks for rendering those priceless, healthy, informative and as well as unique thoughts on your topic to Evelyn.

  8. golden goose

    I am glad for commenting to make you be aware of of the brilliant encounter my princess experienced visiting your webblog. She discovered a wide variety of issues, not to mention how it is like to possess an amazing coaching style to make many more quite simply know several specialized topics. You really surpassed my desires. Many thanks for presenting those warm and friendly, trusted, explanatory as well as fun thoughts on that topic to Gloria.

  9. harden shoes

    I have to voice my affection for your generosity supporting folks that really want assistance with your theme. Your personal commitment to passing the message around appeared to be definitely interesting and have frequently encouraged those much like me to get to their targets. Your personal valuable tips and hints means this much to me and somewhat more to my peers. With thanks; from all of us.

  10. nike air max 2018

    I definitely wanted to send a simple remark so as to say thanks to you for all of the unique tips and tricks you are giving at this site. My prolonged internet research has at the end of the day been rewarded with wonderful information to exchange with my contacts. I would tell you that many of us site visitors actually are rather lucky to live in a fantastic network with many special individuals with valuable methods. I feel rather fortunate to have discovered your website page and look forward to so many more excellent minutes reading here. Thank you once again for a lot of things.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.