Sale!

Perendia e mizave

800L 0L

Titulli: Perëndia e mizave
Gjinia: Roman
Autori: William Golding
Shqipëroi: Shpëtim Myshketa
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2009
Fq. 336
ISBN: 978-99956-38-11-5

Description

Romani “Perëndia e mizave” u botua në vitin 1954. Kjo vepër u cilësua si metaforë e Satanait nga Tomas Eliot. Romani “Perëndia e mizave” u bë shumë shpejt letërsia e preferuar e studentëve universitarë. “Perëndia e mizave” përcillet nga format e utopisë negative. Ai analizon sjelljen e një grupi nxënësish britanikë, që si pasojë e një fatkeqësie ajrore, braktisen në një ishull tropikal gjatë një konflikti planetar.

Pas përpjekjeve të para të kurorëzuara me sukses për t’i dhënë jetë një shoqërie të organizuar dhe demokratike (më të vegjlit për të luajtur, më të mëdhenjtë të ndarë në gjahtarë dhe rojtarë të zjarrit, që tymi të dallohej nga larg), mjet i domosdoshëm për të shpëtuar, tensionet brenda grupit shpërthejnë në mënyrë dramatike dhe përkeqësohen me shpejtësi deri në rrjedhoja skajore.

Mbi autorin

William Golding ishte profesor në vitet 1961 – 1962 në kolegjin Hollings në Virxhinia. Në 1982 u nderua me diplomën “ad honorem” në Sorbonë. Në tetor 1983 fitoi Çmimin Nobel me motivacionin: “Për romanet e tij me qartësi rrëfimi realist. Për larminë e përgjithësimit dhe miti duke hedhur dritë mbi gjendjen e njeriut në botën e sotme”.

Studiuesit e veprës së tij, Ian Gregor dhe Mark Kinkead – Weeks, kanë shkruar se: “Romani i Golding – ut, “Perëndia e mizave”, ka vlerë të çmuar jo pse ai na tregon errësirën e zemrës së njeriut, por ngaqë e nxjerr në pah atë, sepse është një vepër arti, e cila na mundëson që të hyjmë thellë brenda botës së tij.

Vegimet e tij bëhen vegimet tona dhe ky sinjal na bën të kuptojmë vërtetësinë e thënies së Shellit që “imagjinata është instrumenti kryesor për shëndoshjen morale”. William Golding ndërroi jetë më 19 korrik 1993 në Wilthshire në Angli.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

OMBRA GVG

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.