Sale!

Nate mbi uje

1,200L 0L

Titulli: Natë mbi ujë
Gjinia: Roman
Autori: Ken Follett
Shqipëroi: Margarita Sulaj Skënderi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2013
Fq. 564
ISBN: 978-99943-0-331-1

Categories: , , Tags: , , Product ID: 2177

Description

Shtator 1939: vetëm pak ditë pasi Britania i kishte shpallur luftë Gjermanisë, një avion gjigant u ul në Sauthempton, Angli. Transoqeaniku i shpejtë i kompanisë ajrore Pan American, avioni më luksoz i ndërtuar ndonjëherë, do të udhëtonte në drejtim të Nju-Jorkut, në fluturimin e fundit civil jashtë Europës për vitet e ardhshme.

Në të ndodheshin një grup pasagjerësh të dëshpëruar, të cilët donin të shpëtonin diçka më tepër nga lufta kërcënuese – të shkuarën e tyre të fshehtë dhe plot fantazma. Bileta e klasit të parë për një udhëtim në historitë e Ken Follett-it ëshë prerë në një kohë kur fluturimi ishte ende një aventurë e mbushur plot me rreziqe.

Piloti i transoqeanikut vihej ende në “ndjekje të erës” për të kursyer karburantin e çmuar, shturmanët ndiqnin dritën e yjeve dhe të gjitha jetët vareshin nga zgjedhja fatale e kapitenit në pikën e moskthimit. Vetëm Follett-i mund ta sjellë një përvojë të tillë – në bordin e transoqeanikut legjendar, në udhëtimin e tij të vetmuar të kthimit përmes Atlantikut, në një natë ogurzezë dhe drithëruese mbi ujë.

Mes pasagjerëve të avionit janë një aristokrat anglez fashist dhe familja e tij ekscentrike; një bukuroshe e re, e etur për dashuri kokëkrisur; një bashkëshorte në arrati dhe amerikani që e ka ngashënjyer; një vëlla armiqësor dhe një motër gati të bëjë një vrasje; një hajdut i shkathët, simpatik dhe tërheqës; një i arratisur në kërkim nga policia dhe një ish princeshë që ka parë ditë më të mira.

Ata do të jenë në ajër për tridhjetë orë, të qetësuar nga sallat e ndenjes veshur me tapete të trasha, shtretërit e mbuluar me perde, salla e ngrënies me të gjitha të mirat dhe shampanjë pa fund. Por ndërkohë që retë e stuhisë mblidhen mbi Atlantik, tensioni në kabinën e transoqeanikut mbledh forca të trazuara. Sapo gjendesh brenda pallatit fluturues, nuk ka më rrugëdalje, nuk ka më kthim pas nga makthi që i pret të gjithë.

Follett-i rikrijon një legjendë të aviacionit, ndërkohë që bota bëhet gati të ndryshojë njëherë e përgjithmonë. “Natë mbi ujë” është një roman i shkëlqyer për rrezikun ajror dhe lidhjet dashurore të rrezikshme në avionin më romantik në histori – gjatë fluturimit të fundit të transoqeanikut përrallor.

Mbi autorin

Ken Follett, autor i shtatë bestsellerëve ndërkombëtarë, jeton në Chelsea, Londër, në një shtëpi dyqindvjeçare me pamje nga lumi Tamiz, me gruan e tij Barbara dhe një numër të madh fëmijësh nga martesat e tyre të para. Interesi i tij kryesor, përveç letërsisë, është muzika dhe me raste ai i bie kitarës në një grup muzikor bluz.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Dudaj

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.