Sale!

Muzeu i pafajesise

Rated 5.00 out of 5 based on 1 customer rating
(1 customer review)

1,600L 0L

Titulli: Muzeu i pafajësisë
Origjinali: Mosumiyet Muzesi
Gjinia: Roman
Autori: Orhan Pamuk
Shqipëroi: Drita Çetaku-Turdiu
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2011
Fq. 656
Pesha:0.75 kg
ISBN: 978-99943-51-75-6

Description

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. “Muzeu i pafajësisë” është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional. Besnik i zhanrit të tij rrëfimtar, Pamuk përmes një linje të qartë me një vijueshmëri detajesh dhe sentimentesh, nuk lodhet së përsjelli lexuesin në një ëndërr të gjatë nanuritëse, por njëherësh edhe ankthsioze.

Ky libër risjell në kujtesën e botës letrare, histori elektrizuese dashurie të njohura dhe pashlyeshme, të cilat koha jo vetëm që nuk i zbeh, por i kthen ato në pjesë të kanunit të sentimentit njerëzor. Jo më kot ky libër është identifikuar me peshën dhe forcën shenjuese të “Lolitës”, të “Madamë Bovarisë” dhe ” Ana Kareninës”.

Në qendër të romanit është një djalosh i ri, i pasur, Kemali, i cili në zenit të lumturisë së tij, i rrethuar nga mirëqënia, nga jeta aristokrate, dashuria dhe klasi i gruas me të cilën do të fejohet, prej një takimi të beftë me një vajzë të re të bukur, një kushërira e tij e largët, që tashmë është rritur dhe punon si shitëse, do të hyjë në një spirale ndjenje e pasioni të verbër, të një robërimi shpirtëror e fizik, që do të jenë qerthulli i tetë viteve të ardhshëm të tij.

E gjithë bota e tij përmbyset dhe djaloshi ynë Kemal, shumë i përngjashëm me vetë Pamukun e ri, do të ecë mes përpjekjesh, vuajtjesh, ëndërrimesh ku e shpie “verbëria” e dashurisë së tij të parrokshme, që e lëkund mes shpresës dhe ëndërrimit. A do të lidhet Kemali me Fysunin? Lexuesit do t’i duhet të ndjekë hap pas hapi fatin e këtyre personazheve për të zbuluar një Turqi që po zhvillohet, evropianizohet dhe që përpëlitet mes dukurive të tranzicionit.

Ky roman është një dedikim ndaj “pafajësive” të mëdha të turkut të fundshekullit te kaluar dhe të sotëm, që përpiqet mes civilizimit evropian dhe traditës orientale. Të gjitha detajet që shpesh duken tejet të hollësishme, s’janë veçse piketa dhe shenja që autori dëshiron t’i bëjë me dije për të zbërthyer jo thjesht një histori dashurie, por vetë Turqinë, historinë, kulturën, mentalitetin, modernitetin, traditën, bashkë me peizazhin e patjetërsueshëm, aq të njohur nga lexuesi shqiptar përmes korpusit letrar të Pamuk, i cili prej vitit 2006 është botuar në vijim në shqip.

“Muzeu i pafajësisë” është përkthyer mjeshtërisht në shqip nga përkthyesja Drita Çetaku, e cila ka përkthyer një pjesë të mire të veprës së Orhan Pamuk për lexuesin shqiptar. Orhan Pamuk ka vizituar Shqipërinë në maj të vitit 2010, dhe mori pjesë në prezantimin e veprës së tij në shqip “Stambolli-qyteti dhe kujtime”. Në shqip nga Orhan Pamuk janë botuar nga Skanderbeg Books, botuesi i tij ekskluziv, veprat:   Unë jam e kuqja, roman Bora, roman Kështjella e bardhë, roman Jeta e re, roman Shtëpia e heshtjes, roman Baulja e babait, ese Stambolli, kujtime Muzeu i pafajësisë, roman   Në vjeshtë të këtij vitit do t’i prezantohet lexuesit shqiptar romani “Libri i zi”.Në pranverë të vitit 2012 do të prezantohet romani “Xhevdet beu dhe të bijtë”, që do të përmbyllë botimin e plotë të veprës së Orhan Pamuk në gjuhen shqipe.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

SKANDERBEG BOOKS

1 review for Muzeu i pafajesise

There are no reviews yet.

Be the first to review “Muzeu i pafajesise”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo