Sale!

Mendo dhe behu i pasur

1,000L 0L

Titulli: Mendo dhe bëhu i pasur
Gjinia: Psikologji
Autori: Napoleon Hill
Shqipëroi: Erion Balli, Aida (Asimi) Balli
Shtëpia botuese: OMSCA – 1
Viti: 2014
Fq. 312
ISBN: 978-9928-132-47-5

Description

Libri është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Ndërsa nga titulli nënkuptohet se ky libër trajton temën se si të bëhesh i pasur, autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t’i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat e jetës dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë që duan.

Hilli studioi karakteristikat e këtyre njerëzve të suksesshëm dhe zbuloi 16 “ligjet” që duhen zbatuar nga njerëzit për të arritur suksesin në jetë. “Mendo dhe bëhu i pasur” i ka përmbledhur këto ligje në 13 parime, në formën e një filozofie personale.

Mbi autorin

Napoleon Hill, shkrimtar amerikan (1883-1970) u rrit në një familje e vobektë, Në moshën 13-vjeçare Napoleoni filloi të shkruante për një gazetë lokale dhe të ardhurat i përdorte për financimin e shkollimit të tij juridik.

Kthesa në jetën e Hillit ndodhi më 1908, kur ai i bëri një intervistë me industrialistin më të pasur të asaj kohe në Amerikë, Andrew Carnegie-in. Carnegie besonte se udha e suksesit mund të shprehej me një formulë të thjeshtë.Ai e angazhoi Hillin që të intervistonte 500 persona që kishin arritur të bëheshin milionerë, për të zbuluar formulën e suksesit të tyre.

Hilli studioi njerëzit më të njohur të kohës në botën perëndimore, si: Thomas Edison, Alexander Graham Bell, Henry Ford, Elmer Gates, John D. Rockefeller, Charles M. Schwab, F. W. Woolworth, William Wrigley Jr., John Wanamaker, William Jennings, Theodore Roosevelt, Woodrow Wilson etj.Projekti i ndërmarrë zgjati më se 20 vjet, kohë gjatë së cilës ai punonte si këshilltar i Andrew Carnegie-t.

Më 1937, pas një periudhe katërvjeçare si këshilltar i presidentit Franklin D. Roosevelt, u botua vepra më e njohur e Hillit “Mendo dhe bëhu i pasur”, një ndër librat më të kërkuar në botë. Sipas revistës “Forbes” (mars 2011) “ky libër është shitur në më shumë se 70 milionë kopje që prej botimit të tij të parë në vitin 1937 dhe vazhdon të shitet vrullshëm edhe sot”.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

OMSCA-1

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Mendo dhe behu i pasur”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo