Sale!

Magjistricat e Firences

1,400L 0L

Titulli: Magjistricat e Firences (kopertinë e trashë)
Gjinia: Roman
Autori: Salman Rushdie
Shqipëroi: Ilir I. Baçi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 376
ISBN: 978-99943-0-251-2

Description

Një djalosh shtatlartë e flokëverdhë nga Europa, i cili e quan veten “Mogor del’Amore” (që do të thotë mongol i lindur jashtë lidhjes martesore), vjen në oborrin e një mongoli të vërtetë: Mongolit të Madh, perandorit Ekber.

Udhëtari i ri ka sjellë me vete një histori që fillon ta magjepsë kryeqytetin perandorak. I huaji pretendon se është fëmija i një princeshe të humbur mongole, i motrës së vogël të gjysh Babarit të perandorit Ekber. Princesha quhej Karakëze, “Zonjë Syzeza”, dhe ishte një bukuroshe që besohej se zotëronte fuqitë e magjisë.

Në fillim, princesha Karakëze e zë rob një kryeluftëtar uzbek, pastaj shahu i Persisë dhe, më në fund, bëhet e dashura e njëfarë Argalia, një mercenari fiorentinas, komandant i ushtrive të sulltanit osman. Kur Argalia kthehet në qytetin e lindjes së bashku me të dashurën mongole, qyteti magjepset nga prania e saj.

Dhe atëherë fillojnë telashet. “Magjistricat e Firences” është hsitoria e një gruaje që përpiqet të marrë në dorë frerët e fatit të saj në një botë të drejtuar nga meshkujt. Në të bashkohen dy qytete që thuajse nuk janë në dijeni të ekzistencës së njëri – tjetrit.

Këta janë kryeqyteti qejfdashës mongol, ku mendja e shkëlqyer e perandorit merret përditë me çështjet e fesë, dëshirës dhe tradhtisë së të bijve, si dhe Firencja, po aq sensuale, me botën e fuqishme të kurtizaneve, filozofinë humaniste dhe torturat çnjerëzore të saj, ku shoku i fëmijërisë i Argalias, Makia (Niccolò Machiavelli), po e provon mbi kurrizin e tij se çfarë është mizoria e pushtetit.

Këto dy botë kaq të largëta dalin se, çuditërisht, janë shumë të ngjashme e të ngërthyera në magjepsjen e grave. Por a është e vërtetë historia e Mogorit? Nëse po, çfarë i ka ndodhur princeshës së humbur? E nëse Mogori është gënjeshtar, a duhet të vdesë ai?

Mbi autorin

Salman Rushdie është autor i dhjetë romaneve të tjera, një përmbledhjeje me tregime, katër vepra eseistike dhe publicistike, si dhe bahkautor recensues i veprës “The Vintage Book of Indian Writing”. Në vitin 1993, romani “Fëmijët e mesnatës” u vlerësua me çmimin “Booker of Bookers” si romani më i mirë që kishte fituar çmimin “Booker” gjatë 25 viteve të shpërndarjes së këtij çmimi. Romani “Psherëtima e fundit e Arapit” u vlerësua me çmimin “Whitbread” në vitin 1995 dhe me çmimin “Aristeion” të Bashkimit Europian në vitin 1996. Rushdie është “Fellow of Royal Society of Literature” dhe “Commander des Arts et des Lettres”. Ai është ngritur në rangun e kalorësit në qershor të vitit 2007.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Dudaj

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Magjistricat e Firences”

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo