Lugina e kukullave

1,200L

Titulli: Lugina e kukullave
Autori: Jacqueline Susann
Gjinia: Roman
Shtëpia Botuese: OMSCA-1
Viti: 2009
Faqe: 488
ISBN: 978-99943-41-53-5

2 in stock

Categories: , , Product ID: 1551

Description

Lugina e kukullave Jacqueline Susann

Një nga dhjetë librat më të shitur të të gjitha kohërave.”Lugina e kukullave” është titulli i romanit sensacional të Jacqueline Susann, i botuar më 1966. Ai është vlerësuar si një nga romanet më të suksesshme të të gjitha kohërave. Më 1967, sipas subjektit të këtij romani u realizua filmi dramatik me të njëjtin titull,  ku interpretuan aktore të famshme të Hollivudit, si: Barbara Parkins, Sheron Teit dhe Pat Djuk.

Romani “Lugina e kukullave” pati një sukses të paparashikueshëm, që kur u botua për herë të parë dhe në vazhdimësi, duke u shitur mbi dhjetëra milionë kopje në mbarë botën. Si romani i parë i një autoreje femër, që arriti këto nivele të kaq të larta shitjeje, hapi rrugën edhe për autore të tjerë për të përshkruar me një penë të fuqishme letrare në librat e tyre jetën e vërtetë private të njerëzve të pasur e të shquar të Amerikës.

Në fillim, “Lugina e kukullave” nuk u pranua nga botuesit, subjekti u quajt si i papërshtatshëm për kohën. Por, kur, më në fund, libri u botua më 10 shkurt 1966, korri një sukses të jashtëzakonshëm me personazhet e guximshme dhe paraqitjen e tyre jotradicionale. Ndodhitë dhe krijimi i personazheve në libër, nga sa thuhet, është bazuar në jetën e vërtetë të “yjeve” të famshme të atyre viteve si: Nili O’Hara është frymëzuar nga Judy Garland, ai i legjendares Helena Louson të kujton Ethel Merman-in, kurse ai i yllit Xhenifer North, Carole Landis-in dhe Eni supozohet të jetë modeluar sipas karakterit të Grace Kelly-it.

Vepra pati një sukses të menjëhershëm, që e ruajti edhe me kalimin e kohës, duke thyer shumë rekorde shitjesh ndaj dhe u vlerësua si libër bestseller i përhershëm. Nga këndvështrimi kulturor, u bë një pikë referimi krahasuese, ndonëse disa e konsideronin mënyrën e të shkruarit të Susann-it si të pacipë. Romani sensacional i Jacqueline Susann-it shënoi lindjen e një lloji të ri romani.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

OMSCA-1

ISBN:

978-99943-41-53-5

Numri i faqeve:

Viti i botimit:

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Lugina e kukullave”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo