Kandidati

1,000L

Titulli: Kandidati
Gjinia: Roman
Autori: Ben Blushi
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2015
Fq. 218
ISBN: 978-9928-190-58-1

Categories: , , Tags: , Product ID: 1982

Description

Kandidati është botimi i fundit i shkrimtarit Ben Blushi. Ky roman merr përsipër të tregojë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Njëri nga kandidatët për bashkinë e Basenit vdes papritur pas hapjes së fushatës zgjedhore dhe megjithatë fiton.

Zgjedhjet në Basen marrin një kthesë të papritur për shkak të rihapjes së historisë së një kolaboracionisti të pushtimit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila përdoret si justifikim për të shkaktuar rrëmujë dhe trazira në qytet.

Njeriu që ndihmon kandidatin e vdekur të fitojë zgjedhjet, ka një lidhje të veçantë me qytetin e Basenit, për të cilën ai vetë nuk ishte në dijeni. Kandidati është një roman që kërkon të vizatojë me fantazi, me cinizëm dhe stil Shqipërinë politike dhe mediatike të ditëve tona, të cilën Ben Blushi e njeh shumë mirë.

Dhjetëra mijëra kopje të shitura, një debat në media dhe qarqet letrare e ka bërë Ben Blushin shkrimtarin me numrin më të madh të kopjeve të shitura për libër gjatë 20 viteve të fundit. Por jo vetëm kaq.

Befasia në stil, në ndërtimin e rrëfimit, në strukturën e gjithë veprës, në romanet e tij është ndoshta kontributi më i madh për një kthim të shijes së letërsisë në kohën që jetojmë. Ben Blushi është tashmë një fenomen letrar.

Vitin e shkruar, ai u shpall fitues i Çmimit Europian të Letërsisë. Kandidati është romani i katërt në shtatë vjet i shkrimtarit Ben Blushi, i cili ka botuar “Të jetosh në ishull” në vitin 2008, “Otello, arapi i Vlorës” në vitin 2009 që fitoi Çmimin Europian të Letërsisë, romanin “Shqipëria” në vitin 2011 dhe esenë politike “Hëna e Shqipërisë” në vitin 2014.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

UET PRESS

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.