Sale!

Iluzionet e humbura

1,000L 0L

Titulli: Iluzionet e humbura
Gjinia: Roman
Autori: Honore de Balzak
Shqipëroi: Klio Evangjeli
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2005
Fq. 752
ISBN: 978-99943-377-0-9

Description

Fragment nga libri

… Burrat e përcollën aktoren deri te varreza Per – Lashez. Kamyzoi që qante me lot të hidhur iu betua madhërishëm Lysienit se do të blinte një varr përgjithmonë e do të ngrinte aty një shtyllëz me mbishkrimin: “Korali. Vdiq nëntëmbëdhjetë vjeç. Gusht, 1822.” Lysieni mbeti vetëm gjersa perëndoi dielli në atë kodrinë nga mund të kapte me vështrim tërë Parisin.

“Kush do të më dojë?” – pyeti veten poeti. “Miqtë e mi vërtetë më përbuzin. Çfarëdo që të bëja i dukej e mirë dhe fisnike vetëm asaj që prehet këtu! Më kanë mbetur vetëm motra, Davidi dhe nëna. Ç’mendojnë ata për mua?” Gjeniu i mjerë i provincës u kthye në rrugën “Dë la Lyn”, por kur pa apartamentin e zbrazët u trondit e u pikëllua dhe shkoi të flinte në një hotel të po asaj rruge. Me të dy mijë frangat e zonjushës Dë Tush e me paratë nga shitja e mobiljeve ai mundi të paguante të gjitha borxhet. Mbetën njëqind franga për Berenisën dhe atë vetë, e ata rrojtën me to dy muaj, që Lysieni i kaloi i dërrmuar shpirtërisht e i dobësuar: as mendonte, as shkruante dot…

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

OMBRA GVG

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Iluzionet e humbura”

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo