Harku i triumfit

900L

Titulli: Harku i triumfit
Gjinia: Roman
Autori: Erih Maria Remark
Shqipëroi: Robert Shvarc
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2001
Fq. 488
ISBN: 99927-47-03-X

Description

Mbi librin

Parisi i shkrimtarit gjerman Erih Maria Remark në romanin e tij Harku i Triumfit është një nga më dramatikët në letërsi. Në një rajon tepër të njohur për të gjithë të huajt që vijnë në këtë qytet, në zonën rreth sheshit Etual, fillimi i avenysë Vagram, fillimi i Shans Elizesë, restoranti i njohur Fuke, avënyja Zhorzh V, ura e Almës në një zonë pra të ngushtë rreth Harkut të Triumfit, vërtiten personazhet e kësaj historie të rëndë e të pikëllueshme.

Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin. Komente mbi librin “Harku i Triumfit është libri më i bukur dhe më i plotë i shkrimtarit, qendra e gjithë veprës së tij.” Ismail Kadare

Fragment nga libri

… Një bubullimë shurdhuese u rrokullis befas përmbi qytet. Pika shiu filluan të përplasen pas gjetheve të luleve. Vuri re se si rruga zuri të pikëlohej në argjend të zi. Shiu erdhi duke u shtuar. Pikat e rënda e goditën në fytyrë. Dhe përnjëherësh ai s’po merrte vesh në ishte qesharak apo i mjerë, në vuante apo nuk vuante, dinte vetëm qe po jetonte. Po jetonte!

Ai ekzistonte e jeta e kishte pushtuar sërish, po e shkundte e, ai nuk ishte më spektator, nuk qëndronte më jashtë saj; shkëlqimi i fortë i ndjenjës se pakontrollueshme vërshonte përsëri nëpër damarët e tij, si zjarri nëpër oxhakë furnaltash; dhe nuk kishte pothuaj pikë rëndësie në ishte i lumtur apo fatkeq; ai jetonte dhe e ndjente fort që po jetonte dhe kjo ishte mjaft!

Vazhdonte të rrinte nën shiun që vërshonte mbi të porsi një breshëri qiellore mitralozësh. Rrinte atje, ishte shi e shtrëngatë e ujë, e tokë njëherësh; rrufetë e horizonteve kryqëzoheshin brenda tij; ai ishte edhe krijesë, edhe element i natyrës; asgjë s’kishte më emër dhe kështu të gjitha dukeshin si të vetmuara e si të braktisura, të gjitha ishin njëlloj, edhe dashuria, edhe uji që derdhej tatëpjetë, edhe ato ndriçimet e zbehta mbi çatitë, edhe toka që dukej sikur po gufohej; s’ekzistonin më kufij dhe ai vetë ishte pjesë e të gjitha këtyre.

Lumturia dhe fatkeqësia mbeteshin gëzhoja boshe të flakura tutje nga ndjenja e gjithpushtetshme se po jetonte dhe se po e ndjente se po jetonte. … “O ti atje lart!” foli ai duke iu drejtuar dritares së ndriçuar, dhe qeshi, dhe nuk e kuptoi që po qeshte.

“Ti dritëz e vogel, ti vegim i nje zane, ti fytyrë që ushtron një pushtet të çuditshëm mbi mua, këtu mbi këtë planet, ku ka me qindra e mijëra fytyra të tjera, më të mira, më të bukura, më të mençura, më të çiltra, më besnike e më të afrueshme, o ti rastësi që m’u ngatërrove një natë nëpër këmbë atje në rrugë e që hyre në jetën time, ti ndjenjë e përplasur brigjeve, pa mendim, por robëruese dhe që rrëshqite nën lëkurën time në natë gjumi, ti, që s’di për mua pothuajse asgjë tjetër përveç asaj që të rezistova, dhe që prandaj m’u hodhe ndër krahë, deri sa nuk të rezistova më, ti, që deshe të vazhdoje pastaj rrugën tënde, të mërgoheshe prej meje, të përshëndes, të përshëndes!

Ja tek po qëndroj këtu dhe s’ma merr mendja se do të qëndroj edhe një herë tjetër kështu. Shiu më depërton nën këmishë dhe është më i ngrohtë e më i ftohtë e më i butë se duart e tua dhe lëkura jote. Po qëndroj këtu i mjerë dhe me kthetrat e xhelozisë në bark, duke të të kërkuar, duke të të përbuzur, admiruar e adhuruar, sepse ke hedhur rrufenë që ndezi, rrufenë që dremit në çdo gji, shkendijën e jetës, zjarrin e zi.

Po qëndroj këtu, jo më si një i vdekur me leje, më pak cinizëm, sarkazëm e me një çikëz guxim, jo më i ftohtë; jam përsëri i gjallë, qoftë edhe duke vuajtur, por sërish i prekshëm nga stuhitë e jetës, i rilindur e i rikthyer në pushtetin e saj të thjeshtë! Qofsh bekuar ti Mado, me atë zemrën tënde shtegtare, ti Nike me atë aksentin tënd latin!

Ëndërr dhe mashtrim, pasqyrë e thyer e një perëndie të ngrysur, o ti që s’di asgjë, të falenderoj! Kurrë s’kam për të ta thënë, se ti do të nxirje përfitimet e tua nga kjo, por ti ma ke rikthyer atë që s’do të ma jepte as Platoni, as krizantemat, as e gjithë poezia dhe as e gjithë mëshira, as dëshpërimi dhe as më e forta dhe as më e durueshmia shpresë: Jetën e thjeshtë, të fuqishme, të mirëfilltë, që më dukej si një krim në këto kohra midis njërës katastrofë dhe tjetrës! Të falenderoj! Duhej të të humbisja që ta merrja vesh këtë! Mbetsh me shëndet!

Mbi autorin

Remark lindi në 22 qershor 1898 në Osnabryk të Gjermanisë. Një vit, pasi kishte filluar kolegjin si mësues, në nëntor të vitit 1916 shkruhet në ushtri. Plagoset nga një granatë në këmbën e majtë, krahun e djathtë dhe në qafë. Atëherë fillon të punojë për një roman mbi luftën. Del nga spitali, për të kaluar në batalionin e parë të këmbimit, në regjimentin 78 të ushtrisë në Osnabrück.

I jepet medalja “Ylli i Ferrit”, klasi i parë, në Duisburg nga ana e Këshillit të Punëtorëve dhe Ushtarëve të Osnabrückut, por shkarkohet nga ushtria dhe heq dorë nga medaljet dhe dekorimet. Rifillon studimet e lëna për gjysmë dhe më pas punon për pak kohë si mësues filloreje. Në 29 janar të vitit 1929, publikohet si libër “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” në Berlin.

Ndërkohë punon për dy vepra paralelisht. Në 29 prill vjen shfaqja e parë e filmit “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” me regji të Lewis Milestone, i cili për herë të parë shfaqet në Gjermani në muajin dhjetor. Ka reagime nga nacional – socialistët e Gjermanisë të udhëhequr nga Joseph Goebbels. Fimi ndalohet dhe çohet për kontroll në Berlin. Në vitin 1931 propozohet për Çmimin Nobel për paqen. Një vit më vonë fillon punën për një nga kryeveprat e tij “Tre shokët”.

Në 10 maj ndalohen të gjitha librat e Remarkut në Berlin dhe në nëntor policia konfiskon “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”. Në vitin 1938 publikohet në gjermanisht “Tre shokët” në Amsterdam dhe në 20 maj vjen shfaqja e parë kinematografike e këtij romani me regji të Frank Borzage. Në 4 korrik çatdhetarizohet nga Gjermania dhe disa muaj më vonë edhe bashkëshortja e tij Ilse Jutta Zambona. Nis punën për “Harkun e Triumfit”. Në shtator të vitit 1939 shkon në Los Angelos ku do të nisë një histori dashurie me Marlene Dietrich. Atje njihet me Greer Garson, Orson Welles, Igor Strawinsky, Arthur Rubinstein, Lion Feuchtwanger, Emil Ludwig, Thomas Mann, Bertolt Brecht, Cary Grant, Luggi Wolff e Brigitte Neuner – Wolff dhe shumë artistë të tjerë emigrantë.

I jep fund lidhjes së ngushtë me Marlene Dietrich dhe disa muaj më vonë do të krijojë një lidhje të shkurtër me Greta Garbo. Në shtator të vitit 1942 zhvillon një takim me zv/ presidentin amerikan Wallace për të diskutuar mbi një aksion të mundshëm anti – fashist. Në tetor të vitit 1943 vendoset përfundimisht në New York.

Në 15 dhjetor Elfriede Remarque (e motra) dënohet me vdekje nga Gjykata Naziste për “sabotim” dhe vritet në Berlin, lajm të cilin shkrimtari e mësoi dy vjet më vonë. Në 25 gusht 1944 përfundon versionin e parë të “Harkut të Triumfit”, i cili botohet në muajin dhjetor në New York dhe disa muaj më vonë edhe në gjermanisht.

Shumë shpejt fillon të punojë mbi romanin “Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur”. Është koha kur shëndeti i tij fillon të lëkundet. Fillon mjekimet dhe mëson se ka diabet. Në janar të vitit 1952 botohet romani “Shkëndijat e Jetës” në New York, ndërsa në gjermanisht botohet në muajin korrik.

Në dhjetor fillon punën mbi romanin tjetër “Obelisku i Zi”, i cili botohet në vitin 1956. Interpreton rolin e mësuesit në filmin e bazuar mbi romanin e tij “Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur”. Në vitin 1962 boton “Qielli nuk ka preferenca”, ndërsa dy vjet më vonë “Një natë në Lisbonë”. Në 25 prill të vitit 1967 i jepet “Großes Verdienstkreuz”, Medalia e vlerave më të larta nga Republika Federale e Gjermanisë. Në 25 shtator 1975 vdes në klinikën Sant’Agnese në Locarno.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

DITURIA

8 reviews for Harku i triumfit

  1. adidas superstar

    I just wanted to compose a small word to be able to say thanks to you for all the unique solutions you are showing on this website. My extensive internet research has at the end been recognized with good facts and techniques to exchange with my friends and classmates. I ‘d say that many of us site visitors are undeniably blessed to live in a fantastic place with many marvellous individuals with insightful concepts. I feel truly lucky to have seen your entire webpages and look forward to so many more amazing moments reading here. Thank you once more for everything.

  2. moncler jacket

    I simply wanted to develop a simple comment to say thanks to you for those unique steps you are placing at this site. My incredibly long internet look up has finally been honored with extremely good know-how to go over with my pals. I ‘d point out that most of us visitors actually are quite endowed to dwell in a remarkable site with many perfect people with very helpful suggestions. I feel pretty happy to have seen your entire webpage and look forward to many more amazing minutes reading here. Thanks a lot again for all the details.

  3. nfl store

    Thank you for all your labor on this web site. My mother takes pleasure in conducting internet research and it’s simple to grasp why. Many of us notice all of the compelling way you convey precious steps via this web site and as well as invigorate participation from some other people on the concern plus our child is in fact becoming educated so much. Take pleasure in the remaining portion of the new year. You’re doing a brilliant job.

  4. nike air max 2019

    I precisely wanted to thank you very much yet again. I do not know what I could possibly have used without the type of tricks contributed by you about that area of interest. It had become a very hard situation in my position, nevertheless being able to view your skilled strategy you processed that forced me to leap with delight. I’m just happier for this work and thus trust you recognize what a great job your are doing teaching some other people all through a blog. Most likely you haven’t encountered all of us.

  5. yeezy boost 350 v2

    I’m also writing to make you understand of the superb discovery my friend’s girl undergone studying your webblog. She learned a lot of details, which include what it is like to have an excellent coaching character to make most people without hassle understand specified extremely tough things. You really exceeded people’s expectations. I appreciate you for giving these valuable, trusted, explanatory and even cool tips about that topic to Lizeth.

  6. yeezy boost 350

    I definitely wanted to write down a quick note to be able to appreciate you for the remarkable tips and hints you are giving at this website. My time consuming internet lookup has at the end been rewarded with good quality knowledge to write about with my company. I would assume that we site visitors actually are unequivocally endowed to exist in a fine site with so many wonderful individuals with helpful ideas. I feel rather grateful to have encountered your website page and look forward to some more fun moments reading here. Thanks once more for all the details.

  7. yeezy boost 350 v2

    I needed to create you this little bit of observation to help thank you very much again relating to the precious basics you’ve discussed here. This is quite seriously generous of people like you to present freely just what a number of people might have sold as an electronic book to get some profit on their own, certainly considering the fact that you might have done it if you ever decided. Those basics likewise worked as a fantastic way to be certain that other people have the identical eagerness just as my very own to grasp a good deal more pertaining to this issue. I think there are millions of more pleasurable sessions up front for those who discover your blog.

  8. michael kors uk

    Thanks so much for providing individuals with an exceptionally nice chance to read from this web site. It is always so lovely and jam-packed with fun for me personally and my office peers to visit the blog at the very least thrice in 7 days to learn the latest tips you have got. And indeed, I am actually fascinated for the sensational pointers you serve. Selected two areas in this posting are basically the finest I have ever had.

Add a review

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo