Hajdutja e librave Markus Zusak

1,000L

Titulli: Hajdutja e librave
Gjinia: Roman
Autori: Markus Zusak
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2014
Fq. 512
ISBN: 978-9928-00-107-8

Categories: , , Tag: Product ID: 1759

Description

Ja një fakt i vogël. Do të vdesësh. 1939. Gjermania naziste. Vendi mban frymën. Vdekja kurrë nuk ka qenë më e zënë me punë se tani. Lizeli, një vajzë nëntë vjeçare, jeton në rrugën Himel me familjen që e birësoi. Prindërit ia dërguan në një kamp përqendrimi. Lizeli vidhte libra. Kjo është historia e saj dhe historia e banorëve të asaj rruge kur nisën të binin bombat.

Një informacion i rëndësishëm. Ky roman tregohet nga vetë Vdekja. Është një histori e shkurtër për: një vajzë, një fizarmonicist, disa gjermanë fanatikë, një boksier hebre dhe shumë vjedhje. Një gjë tjetër që duhet të dini: Vdekja e vizitoi tri herë hajduten e librave.

Komente mbi librat

“Një nga librat më të mirëpritur në vite nga të rinjtë.”

The Wall Street Journal

“Hajdutja e librave” vlerësohet për guximin e Zusakut, një guxim i shprehur më herët edhe në “Unë jam lajmëtari”. Do të lexohet dhe pëlqehet në masë sepse tregon një histori në të cilën librat bëhen thesare. Dhe se askush nuk e kundërshton këtë ndjesi.”

New York Times

Mbi autorin

Markus Zusak lindi më 1975 dhe është autor i pesë librave, përfshi librin e njohur në mbarë botën “Hajdutja e librave”. I botuar për herë të parë në vitin 2005, qëndroi plot 375 javë në listën e librave më të shitur të gazetës “New York Times”. “Hajdutja e librave” është përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë. Zusak jeton në Sidnej me gruan dhe dy djemtë.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

BOTA SHQIPTARE

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.