Goja e botes

900L

Titulli: Goja e botës
Gjinia: Roman
Autori: Zija Çela
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2010
Fq. 448
ISBN: 978-99943-1-622-9

Description

Fragment nga libri

Ne ishim mësuar që të shihnim ëndrra të përbashkëta ose ëndrra që kalonin nga njëri te tjetri, ose ndonjë ëndërr që ishte fort e gjatë, si filmat serialë, dhe e shihnim me vijim natë pas nate. Aty ku jeton, njeriu i shkretë jepet pas ëndrrës së vet. Mirëpo njerëzimi një ëndërr të përbashkët sheh, veçse diku shihet më herët dhe diku më vonë. Prandaj ka versione.

Koment nga Rudolf Marku

Ky roman i Zija Celës është vepra e fundit i atij triptikut, që filloi me “Las Varrezas” dhe vazhdoi me “SOS, një buzëqeshje”. Një lexues i vëmendshëm do ta ndjente ekzistencën e tij që në leximin e dy të parëve, po ashtu siç e ndien një astrolog mungesën e një ylli të pazbuluar ende, thjesht nga tërheqja e forcës së gravitacionit përreth yjeve tashmë të zbuluar.

Të tre romanet kanë pavarësinë si vepra më vete, por ato i ndërlidh atmosfera dhe magjia e njëjtë krijuese, vartësia e të shkruarit nga një autor kokëkrisur që, duke thyer konvencat letrare, ka guximin për t’i thënë gjërat deri në fund. Për të thënë mizerabilitetin e jetës sonë, për të shpartalluar iluzionet e rreme që ne vetë i krijojmë, për të shpallur kotësinë qesharake të ëndrrave e të miteve tona.

Në këtë kuptim, romani “Goja e Botës” sqaron më tej dy romanet e mëparshme, po aq sa ato këtë të fundit. Ajo që i bashkon nuk është as tema, as karakteret, as gjetjet e jashtëzakonshme: është unikaliteti i autorit të përbashkët.

Si të thuash, triptiku përbën “Komedinë Hyjnore” të autorit, veçse “Goja e Botës” përmbys rendin: “Ferri” është lënë për t’u shkruar në fund! Koment nga Mehmet Kraja Lexuesi shqiptar, i cili tani mund të lexojë Markesin, Sabaton, Kunderën, Buzatin, Kalvinon, Grasin, njësoj si Xhojsin, Prustin, Sartrin, Kamynë, mund të lexojë më me ëndje edhe Zija Çelën, sepse, nga njëra anë, ai sublimon arritjet e mëdha të prozës së shekullit XX në ndërtimin e fakturës tekstore dhe të prosedeut, ndërsa, nga ana tjetër, me tematikën e veprave të tij qëndron afër preokupimeve të botës shqiptare, duke u bërë jehonë pësimeve dhe dilemave të saj.

Romanin e ri “Goja e Botës” është një vepër e shkëlqyer. Është një gjetje e jashtëzakonshme dhe unë jam mrekulluar jo vetëm me gjetjen, por edhe me mënyrën se si autori e ka trajtuar e shtjelluar. Vendi dhe ambienti metaforik-simbolik funksionon për mrekulli.

Tashmë Zija Çela dëshmohet një mjeshtër i pashoq në ndërtimin e konfiguracioneve të këtilla metaforike. Fifara është projeksion i një Shqipërie, i një Kosove, i shumë qyteteve të ngjashme në botë. Për më tepër, ky ambient ka interferenca edhe me situatat dramaturgjike të “Hamletit”, ca marrëdhënie shpesh intertekstuale, por që funksionojnë vetishëm.

Njësoj si heroi i Shekspirit, me bëmat dhe pasionin e tij Juli Jusi e çon situatën drejt përfundimit të pashmangshëm, veçse një përfundim ku tragjikja dhe grotesku, përdorur me aq elegancë nga autori, fuqizojnë njëra-tjetrën e shkrihen së bashku.

Është një tekst që nuk mund të preket në asnjë detaj të tij, sepse kështu ndodh në fazën e lartë të mjeshtërisë së prozës. Në të vërtetë, sado që secili nga romanet qëndron më vete, “Las Varrezas”, “SOS, një buzëqeshje” dhe “Goja e Botës” përbëjnë një trilogji. Janë tre romane të mëdha të letërsisë shqipe.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

TOENA

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.