Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Kryqtari i Fundit

1,200L

Titulli: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Kryqtari i Fundit
Gjinia: Histori
Autori: Virgjil Kule
Shtëpia botuese: OMBRA – GVG
Viti: 2011
Fq. 520
ISBN: 978-9928-06-004-4

Description

Koment nga autori

Sipas një radhitjeje strikte të dokumentave, muaj pas muaji e vit pas viti, u formësua në kapitujt e këtij libri figura e Gjergj Kastriotit – njerëzore, gjeniale, befasuese, tronditëse, kërshëruese, frymëzuese…, por aspak tragjike e pasive sikundër është thënë jo rrallë.

Kur, më në fund, m’u shfaq i plotë ideatori dhe programatori i pashoq i shekullit të XV, mora të shkruaj prologun dhe të theksoj më tepër linjat e arsyetimeve mbi projektin madhështor. Ishte kjo mënyra e zgjedhur instiktivisht prej meje që, duke mbetur “rob” i dokumenteve, t’iu rrëfeja me pasion dhe, shpresoj, me objektivitet, shqiptarin e mençur Skënderbe.

Mbi autorin

Virgjil Kule u lind më 1952. Studioi për gazetari dhe punoi për një kohë të gjatë në Televizionin Shqiptar si gazetar, folës dhe drejtor i këtij institucioni. Ka drejtuar televizione private dhe një studio komplekse multimediale. Janë të shumtë emisionet dhe dokumentarët televizivë që ai ka përgatitur gjatë një karriere të pandërprerë në këtë fushë.

Zëri i tij si tregimtar është i pranishëm në disa qindra dokumentarë video. Me dëshirën për të zbuluar dhe propaganduar të bukurën në botën shqiptare, ka realizuar kohët e fundit dokumentarët turistikë për Vlorën dhe Sarandën. Njohu shumë vende e kultura të botës nëpërmjet punës disavjeçare si regjisor dokumentarësh, misionar i organizatës ndërkombëtare humanitare “Mjekët pa kufij” (seksioni holandez).

Një seri videosh me tema humanitare i ka realizuar në Rusi, Ukrainë, Kaukaz dhe në Azinë Qendrore. Kontribuon si konsulent mediatik në fushën e hartimit të strategjive të komunikimit dhe realizimit të fushatave ndërgjegjësuese për programe të ndryshme zhvillimi. Zotëron disa gjuhë të huaja dhe ka përkthyer në shqip vepra letrare. Ushqen një pasion të veçantë për historinë, gjeografinë e filozofinë dhe është marrë me studimin e çështjeve të harmonisë sociale në diversitet.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

OMBRA GVG

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Kryqtari i Fundit”

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo