Sale!

Filozofi i Paditur

300L 0L

Titulli: Filozofi i paditur
Gjinia: Filozofi
Autori: Volteri
Shqipëroi: Erion Kristo
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2003
Fq. 108
ISBN: 978-99927-886-1-2

Description

Kush je? Nga vjen? Çfarë bën? Ç’do të bëhesh? Këto pyetje u drejtohen të gjitha qenieve të gjithësisë, por asnjëra nuk përgjigjet. Pyes bimët, cilat virtyte i bëjnë të rriten dhe përse e njëjta tokë prodhon fryte kaq të ndryshme?

Këto qenie të pandjeshme dhe të heshtura, ndonëse të pasuruara me një dhunti hyjnore më lënë në paditurinë time dhe në hamendjet e mia të kota. Jam kaq i paditur, saqë nuk di madje as ngjarjet e vjetra me të cilat më përkundin. Ekzistojnë nja 100 shkolla filozofike, ku shpjegohen gjëra për të cilat askush nuk mund të ketë as nocionin më të vogël.

Në moshë të njomë, djali i Aristotelit, mbërthente me gojën e tij sisën që thithte dhe duke tërhequr gjuhën, krijonte një makinë pneumatike, që pomponte ajrin duke krijuar zbrazëti; ndërsa i ati, nuk dinte asgjë për të gjitha këto dhe thoshte kotmëkot se natyra urren zbrazëtinë.

Djali i Hipokratit, në moshën katërvjeçare, provonte qarkullimin e gjakut, duke vendosur një gisht mbi dorë, ndërsa Hipokrati nuk e dinte se gjaku qarkullonte. Ne jemi këta fëmijë përgjatë gjithë jetës sonë: ne kryejmë gjëra të mrekullueshme dhe asnjë filozof nuk e di sesi bëhen ato.

Njëqind e tetë faqe për të thënë se nuk dimë asgjë janë faqe të shpenzuara kot, por librat e atyre që besojnë se dinë diçka, janë edhe më kot.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Ideart

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.