Faji ne yjettane

1,000L

Titulli: Faji në yjet tanë
Gjinia: Roman
Autori: John Green
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Uegen
Viti: 2014
Fq. 314
ISBN: 978-9928-03-206-5

Categories: , , Tag: Product ID: 1765

Description

Hezëlli është gjashtëmbëdhjetë vjeç, por mbi supe i rëndon një mrekulli e përnjimendtë: falë një mjekimi eksperimental, sëmundja që i diagnostikuan vite më parë po bën prapakthehu. Por mësoi gjithashtu që mrekullitë paguhen herët a vonë: ndërkohë që ajo lëngonte dhe dergjej shtretërve të pavijonëve, bota rendte me shpejtësi, duke e lënë mbrapa, të vetmuar dhe jashtë qerthullit të interesave që ushqenin bashkëmoshatarët e saj, me një jetë të thërrmuar copërat e së cilës nuk ngjiten më.

Por një ditë fati e solli që të takojë Augustusin, shokun e fatkeqësisë, një tip joshës që e rrëmben dhe e bën për vete me etjen për të jetuar, pasionet, harenë, dhe i tregon se bota nuk ndalet në vend, dhe së bashku mund ta kapin sërish.

Por si një mëkat fillestar, si një faj i shkruar në yjet e mbrapshta nën të cilët kanë lindur Hezëlli dhe Augustusi, koha që kanë në zotërim është një mrekulli, dhe si e tillë duhet paguar. Nuk mund ta zgjedhësh dot nëse lëndohesh apo jo në këtë botë, por ke njëfarë mundësie për të zgjedhur nga kush mund të lëndohesh.

Komente mbi librin

“Një gërshetim melankolie dhe ëmbëlsie, një roman filozofik dhe zbavitës njëherësh. Green nxjerr në skenë dashurinë e vërtetë… dhe është më romantike se një perëndim dielli në plazh.”

New York Times

“Një klasik i atypëratyshëm.”

Time

“Faji i yjeve është dëshmi që fanatizmi i krijuar rreth figurës së John Green është plotësisht i merituar.”

Nattional Public Radio

“Një histori aq e bukur sa të ther në shpirt.”

School Library Journal

“John Green gërsheton plot mençuri thellësinë dhe jetën e përditshme. Faji i yjeve është një letër dashurie drejtuar gjinisë njerëzore.”

Washington Post

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Uegen

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Faji ne yjettane”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo