Dhenesi

1,000L

Titulli: Dhënësi
Gjinia: Roman
Autori: Lois Lowry
Shqipëroi: Artan Duka
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2015
Fq. 256
ISBN: 978-9928-00-141-2

Categories: , , , Tag: Product ID: 1767

Description

“Unë jam shumë i nderuar,—i tha Dhënësi.—Njësoj do të jetë edhe me ty. Por do ta kuptosh vetë se nderimi nuk është njësoj si fuqia.”

Jeta në komunitetin ku jeton Xhonasi është e qetë dhe e patrazuar. Nëna-lindëse të paracaktuara prodhojnë fëmijë të rinj, të cilët caktohen në njësi familjare të përshtatshme për ta: një mashkull, një femër, për secilën.

Qytetarëve u caktohen bashkëshortët dhe punët. Askush nuk mendon, askush nuk bën pyetje. Të gjithë binden. Komuniteti është një botë e koreografuar me saktësi, pa konflikte, pabarazi, divorc, papunësi, padrejtësi … ose zgjidhje. Të gjithë janë njësoj. Përveç Xhonasit.

Në Ceremoninë e Dymbëdhjetëshve, dymbëdhjetëvjeçarët e komunitetit mezi presin të marrin caktimet e jetës. Kurse Xhonasin e kanë zgjedhur për diçka të veçantë. Ai nis të marrë udhëzime për punën e jetës së tij nga një plak misterioz, i njohur thjesht si Dhënësi.

Dalëngadalë, Xhonasi mëson fuqinë e ndjenjave. Por, atëherë kur fuqia e tij vihet në provë—kur atij i duhet të përpiqet të shpëtojë dikë që do—ai mund të mos jetë gati. A është tepër herët? Apo tepër vonë?

Komente mbi librin

“Një tregim i përshtatshëm për lexuesit më aventurierë.”

Publishers Weekly

“Mënyra e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë e shkrimit të Loëry i shtyn lexuesit të përfyten me mendimet e tyre.”

Book Report

“Një roman i fuqishëm dhe provokues.”

New York Times

Mbi autorin

Lois Lowry është e njohur si një shkrimtare e gjithanshme dhe plot fantazi. Ajo është autorja e më shumë se tridhjetë librave për të rinj. Ka fituar çmime të panumërta, mes të cilëve Neëbery Medal për romanët Number the Stars dhe The Giver (Dhënësi), i pari i një cikli prej katër romanësh. Znj. Loëry jeton në një shtëpi të viteve 1840, në një fermë në Mein.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

BOTA SHQIPTARE

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Dhenesi”

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo