Damka e djallit

Rated 4.00 out of 5 based on 1 customer rating
(1 customer review)

900L

Titulli: Damka e djallit
Gjinia: Roman
Autori: Glenn Cooper
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2012
Fq. 328
ISBN: 978-99928-120-68-7

Categories: , , Tags: , Product ID: 2016

Description

Romë, 1139. I trazuar, një burrë ngriti sytë drejt kupës qiellore. Duke ndjekur shenjat e paralajmëruara nga paraardhësit, mbërriti në Qytetin e Përjetshëm për të qenë i pranishëm gjatë shfaqjes së eklipsit, ku rreshtimi i yjeve do të jetë i papërsëritshëm. Në orën e caktuar, hëna pak nga pak u tret në errësirë dhe feksën 112 yje. Ishte shenja që priste: do të ketë edhe 112 papë, pastaj, mbi rrënojat e Kishës, do të lindë një botë e re.

Romë, 2000. E çmeritur, një vajzë e re arkeologe ia nguli sytë qiellit. Pak orë më parë, Vatikani urdhëroi ndërprerjen e tërë gërmimeve në katakombet e Shën Kalistos, dhe karriera e saj akademike mori tatëpjetën. Dhe tani, ajo dergjet në asfalt, në një pellg gjaku. Gjithsesi, në çastin kur mësymësi i nguli kamën në gjoks, Elizabetës i ra në sy një hollësi rrëqethëse. Një imtësi, që s’do t’i shlyhej kurrsesi nga kujtesa.

Romë, sot. E pezmatuar, një murgeshë këqyr simbolet astrologjie të vizatuara në mur. Por kjo nuk është e vetmja enigmë që fsheh në gjirin e vet varreza e nëndheshme e Shën Kalistos. Përreth saj gjenden dhjetëra skelete të karakterizuara nga nja anomali trazuese: të njëjtën anomali e kish vërejtur te mësymësi që, vite më parë, qe përpjekur ta vrasë.

E vendosur të hedhë dritë mbi misterin, motër Elizabeta arrin të shtjerë në dorë një ekzemplar të rrallë të Doktor Faustit të Marlout dhe i bie në erë që ato vargje janë kodi për të zbuluar qerthullin diabolik që lidh të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Sepse papa ka vdekur, konklava është në prag dhe profecia po përmbushet…

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

MORAVA

1 review for Damka e djallit

There are no reviews yet.

Be the first to review “Damka e djallit”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo