Sale!

Bota e Sofies

1,000L 0L

Titulli: Bota e Sofies, roman mbi historinë e filozofisë
Gjinia: Roman
Autori: Jostein Gaarder
Shqipëroi: Ermir Pulaha
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2015
Fq. 464
ISBN: 978-9928-168-82-9

Description

Koment nga autori

Filozofia mund të na mësojë diçka mbi artin e jetës. Shpesh, ne nuk kemi kohë për të shpjeguar as një buzëqeshje të mistershme. Por, në këtë mënyrë, ne u largohemi edhe burimeve të pastra të lumturisë. Dhe lumturia mund të jetë diçka po aq e thjeshtë sa edhe zbulimi që qielli është i kaltër ose që zogjtë fluturojnë trumba – trumba.

Mbi librin

Romani “Bota e Sofies” ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Norvegji, Gjermani, Suedi, Itali, SHBA, Francë etj. Kjo ka bërë që ky libër të rekomandohet për çdo familje, veçanërisht për të rinjtë, që gjejnë në të një pasqyrë të domosdoshme të thelbit të filozofisë, pa të cilën nuk mund të kuptohet zhvillimi intelektual i njeriut bashkëkohës.

Çdo prind nuk mund t’i dhurojë fëmijës së tij një libër më të vlefshëm për jetën, që shpalos kaq bukur historinë e filozofisë për të gjitha moshat. Ky është një libër magjik, me një forcë të habitshme. Një roman aventuroz që shpjegon qartë rrugën e mendimit njerëzor, që nga mitet antike deri në botën e sotme.

Pesëmbëdhjetëvjeçarja Sofi Amundsen merr një letër misterioze. Kush je ti, pyet i panjohuri. Sofia irritohet. Por natyrisht ajo ka menduar shpesh për këtë pyetje. Para se ajo të gjejë një përgjigje, vjen një letër tjetër. Dërguesi anonim dërgon jo vetëm pyetje, por edhe përgjigje. Nga letra në letër, Sofia ballafaqohet me enigmën e universit.

Kështu, fillon një udhëtim në botën misterioze të filozofisë njerëzore nga Sokrati te Sartri. Jostein Gaarder kapërcen kufijtë ndërmjet realitetit dhe ëndrrës, ndërmjet kohës dhe pafundësisë, ndërmjet jetës dhe vdekjes. Ai prek nga afër pyetjet e mëdha të jetës në një mënyrë të ndjeshme dhe poetike, plot humor dhe fantazi.

Komente mbi librin

“Ky roman i gjatë e i dendur ofron një përmbledhje historike të filozofisë të vendosur në një mister filozofik të maskuar si libër fëmijësh. Sofi Amundsen po mbush 15 vjeç kur ajo merr një letër nga njëfarë Alberto Knox, një filozof i cili merr përsipër ta edukojë atë me mjeshtërinë e vet. Pjesë në të cilat ne lexojmë tekstin e mësimeve të Knox për Sofinë rreth parasokratikëve, Platonit dhe Shën Agustinit.”

Publishers Weekly

“Pas leximit të këtij libri të mrekullueshëm, dëshiron që ai të jetë i detyrueshëm në të gjitha shkollat.”

Deutsches Allgemeines Sonntagsblatt

“Bota e Sofies” është libri më i mrekullueshëm që prej shumë vjetësh. Në këtë mënyrë, mendimi dhe meditimi të jep një kënaqësi të madhe.”

Die Weltwoche

“Një libër i madh që mund të kapet me majat e gishtave dhe mund të mbyllet vetëm me admirim dhe entuziazëm. Një arritje e shkëlqyer, fjalë për fjalë, si dhe në kuptimin figurativ.”

Die Zeit

“Doni të dini më shumë për Historinë e Filozofisë, por nuk ju pëlqen të studionit? Kjo duhet të jetë zgjidhja për ju! Në “Bota e Sofies” ju do të gjeni një roman interesant, i ndërthurur pothuajse pa shenja dallimi me Historinë e Filozofisë. Është e mundur diçka e tillë? Për Jostein Gaarder po. Ky mësues i mëparshëm filozofie, ka arritur sukses me këtë libër, i cili ka tërhequr edhe ata që zakonisht nuk janë të interesuar në Filozofi dhe, gjitashtu në njëfarë mënyre, të bëhet pjesë e bibliografisë të shumë kurseve studimi të filozofisë.

Unë ia rekomandoj këtë libër gjithkujt që është mjaft kurioz dhe dëshiron ta lexojë atë. Nuk kërkon shumë përpjekje: ju do të mësoni pa qenë të ndërgjegjshëm që ju do të bëni një gjë të tillë. Përsa i përket moshës së lexuesit, mendoj se “Bota e Sofies” mund të lexohet lehtësisht nga adoleshentët, por do të jetë apelues për të rriturit të cilët shijojnë leximin e një libri të mirë. Përfundimisht, unë besoj se këtë libër ia vlen ta blesh, ta lexosh e ta mbash. Nuk është i përkryer, megjithëse unë mendoj që subjekti i romanit mund të ishte më i mirë.

Sidoqoftë, nuk ka shumë gjëra të përkyera në këtë botë dhe fatkeqësisht ajo përfshin librat. Kështu, këshilla ime është: lexojeni atë! Ju do ta shijoni së tepërmi leximin e tij dhe ju do të pëlqeni ndryshimin e perspektivës që “Bota e Sofies” do t’ju sjellë.”

Belen Alcat

Mbi autorin

Jostein Gaarder lindi në vitin 1952. Studioi filozofi, teologji dhe teori letërsi në Oslo. Për dhjetë vjet rresht ka qenë mësues në shkolla dhe institucione për arsimimin e të rriturve. Famën ndërkombëtare ai e arrit me romanin “Bota e Sofies”, tashmë i përkthyer në mbi 40 gjuhë. Romanet dhe tregimet e tij për fëmijë dhe të rritur kanë gjetur një jehonë të madhe që prej disa vjetësh, si te lexuesi ashtu edhe te kritika. Ai është nderuar me shumë çmime letrare.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

ONUFRI

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.