Sale!

Bija e mallkuar

1,000L 0L

Titulli: Bija e mallkuar
Gjinia: Roman
Autori: Emil Richeburg
Shqipëroi: Blerta Koçi
Shtëpia botuese: Iceberg
Viti: 2013
Fq. 496
ISBN: 978-9928-41-402-1

Description

Fragment nga vepra

…Luçia, pasi kaptoi gardhin e kopshtit, u drejtua për në Sableuse. Djaloshi i panjohur e priste matanë vijës, pak hapa larg urës së vogël. Për një çast, ajo u gjend pranë tij. Pa lëshuar asnjë fjalë , ai e përqafoi dhe e shtrëngoi në kraharorin e tij. Buzët e tyre u takuan. Ishin me të vërtetë të lumtur! Më në fund, ai e tërhoqi prej dore dhe e shpuri përfund një shelgu. Këtu u ndalën.

– E dashura ime, – tha ai, – kur mendoj rreziqet që përballon ti për të ardhur këtu të ngrohësh zemrën time, qortoj vetveten; e gjykoj veten të padenjë për ty, për dashurinë tënde, e cila është tërë jeta ime, dhe, duke pyetur zemrën time, kërkoj në atë tënden besimin e pakufishëm, skuqem prej egoizmit. Oh! Shumë herë e teproj, e kaloj kufirin!
– Të dashuroj! – u përgjigj ajo ëmbël.
– O engjëll i adhuruar! – ia priti ai me ngashërim, – në vend që të dëgjoj prej teje fjalë qortimi, përkundrazi, po dëgjoj fjalë që më hapin Parajsën! … Ti i di fare mirë dhimbjet e jetës sime, ti e di se sa shumë ka vuajtur shpirti im. I vetmi gëzim, që njoha në këtë botë, është dashuria jote; pra ti je shkaktarja e këtij gëzimi… Po unë, për shpagim ç’të dhashë ty? Asgjë. Po u gabova, ta shpagova duke të krijuar shqetësime, kërcënime…

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Iceberg

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Bija e mallkuar”

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo