Sale!

Apelimi

900L 0L

Titulli: Apelimi
Gjinia: Roman
Autori: John Grisham
Shqipëroi: Artan Meçi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2009
f. 408
ISBN: 978-99943-0-108-9

Description

Në Misisipi, në një sallë gjyqi të mbushur plot e përplot, juria merr një vendim tronditës kundër një kompanie kimike, që akuzohet për derdhjen e mbeturinave toksike në rrjetin e furnizimit me ujë të një qyteti të vogël, çka shkakton përqendrimin kanceroz më të madh në histori. Kompania apelon në Gjykatën e Lartë të Misisipit. Nëntë gjykatësit e saj mund ta miratojnë ose ta anulojnë atë.

Cilët janë të nëntët? Si do të votojnë ata? A mund të zëvendësohet ndonjëri, para se çështja të vendoset përfundimisht? Kompania kimike është pronë e një grabitqari në Uoll Strit, që quhet Karl Trudo. Dhe zoti Trudo është i bindur se gjykata nuk është në anën e tij. Duke qenë përpara zgjedhjeve të gjyqësorit, ai vendos të blejë një post në gjykatë. Përmes një rrjeti të ndërlikuar komploti dhe mashtrimi, agjentët e tij rekrutojnë një kandidat të besuar. “Apelimi” është një histori e fuqishme dhe tronditëse e kohës sonë, që tregon për intrigën politike dhe juridike.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Dudaj

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.