Aksidenti

800L

Titulli: Aksidenti
Origjinali: Aksidenti
Gjinia: Roman
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2010
Fq. 274
Pesha: 0.347 kg.
ISBN: 978-99956-87-12-0

Description

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

Kështu ka filluar ngjarja e përshkruar në romanin “Aksidenti”, e para vepër e autorit që, përpara se të botohej në shqip, është përkthyer e botuar ndërkaq në disa vende të Europës.”Në këtë vepër magjistrale, thuhet në paraqitjen e botimit francez, Kadare është përpjekur të tregojë të patregueshmen: një histori dashurie apo nj histori vrasjeje, apo ndoshta një tjetër histori, që i mbulon të dyja si një maskë? Pyetja, gjer në mbarim të librit, nuk i ndahet lexuesit.”

Koment mbi librin

“Romani i fundit i Ismail Kadaresë, pa dyshim, do t’i befasojë lexuesit e tij të zakonshëm. Periudha komuniste, edhe pse është përmendur, nuk është më në plan të parë dhe vetë Shqipëria nuk është më shprehimisht qendrore. Flitej me shaka se në tërë veprat e këtij shkrimtari, nuk kishte as hero, as dashuri.

Ky pohim bie poshtë me “Aksidentin”, i cili ka të bëjë kryesisht me natyrën e marrëdhënieve dashurore. Një çift që jeton një dashuri të gjatë, edhe pse shumë të stuhishme, përfundon në një humnerë, pas gabimit të një shoferi taksie. Kryhet një hetim, në përpjekje për të rindërtuar ditët e fundit të viktimave.

Si gjithmonë, te Kadareja është e pamundur të vendosësh fakte. Realja të shpëton, përvidhet, tretet ose merr forma që sfidojnë logjikën. Nuk bëhet fjalë për subjektivitetin e thjeshtë njerëzor ose të mosrrjedhshmërisë së dëshirës ose të rindërtimeve. Realiteti ka të bëjë me tjetër gjë.

Të gjallët nuk janë veçse përdorues të një universi, që i shohin veç dukjen. Kadareja, atëherë kur jetonte nën diktaturën staliniste dhe të turpshme të Enver Hoxhës, nuk pati kurë mundësi të trajtonte temën e seksualitetit. Në këtë vepër, ai i kushton një vend të paparë më parë. Megjithatë, erotizmi merr aspektin shqetësues të shfaqjes, zotimeve arkaike dhe sekrete. Ky roman ambicioz, kundër rrymës – e pakta që mund të themi për të – shkëlqen në një arsyetim të stërholluar, tepër tërheqës, që bëhet magjepsës me të gjitha pistat që hap.

Raportet e çiftit kthehen në një antropologji të thurur me tregime të panumërta, të para si “rrëfimi i të vdekurve”. Kadareja gjykonte dikur se censura staliniste kishte vrarë para kohe në trurin e tij “qelizat pararojë, vetë ato që ripërtërijnë artin” (Bisedë me Eric Faye, Corti, Paris, 1991). Sidoqoftë, disa prej tyre duhet t’i kenë rezistuar goditjes… Hetuesi, në fund të romanit, jep frytin e përsiatjes së tij në shkëmbim të pasqyrës që do të marrë me vete në varr.

Ai harton një testament, duke dëshiruar që varri i tij të hapet pas një mijë vjetësh, sepse është i bindur se “pasqyrat, te të cilat gratë zbukuroheshin përpara se të putheshin, ose të vriteshin, diçka thithnin prej tyre. Mirëpo në këtë botë shërfillëse askujt nuk i kishte rënë ndërmend të merrej me to. “

Jean-Paul Champseix (La Quinzaine Litteraire), Nëntor 2008

Komente mbi autorin

“Nuk dyshoj që Kadareja është një shkrimtar heretik. Nuk është e mjaftueshme ta quash atë, siç kam thënë dikur, Jetvushenko shqiptar. Jetvushenko është thjesht një rebel. Dallimi midis një rebeli dhe një heretiku është se i pari shpreh zemërimin e tij në mënyrë spazmodike, i cili mund të përmblidhet pas pak, ndërsa heretiku është i qëndrueshëm në kundërshtimin e tij, ka një vijë veprimi dhe një strategji të sjelljes që buron nga parimet.”

Arshi Pipa

“E kanë krahasuar me Gogolin, me Kafkën, me Oruellin. Por ai i Kadaresë është zë origjinal, universal, e prapë me rrënjë të thella në tokën e vet.”

Shusha Guppy, Independent on Sunday

“Ismail Kadare është pa dyshim shkrimtari më i shumanshëm i kohës sonë.”

Alain Bosquet, Le Quotidien de Paris

“Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të “izmave” zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej “doktorëve” tanë të kritikës… Vepra e tij, sa ç’është ushqim shpirtëror, po aq është edhe art sublim.”

Michael Kleeberg, Die Welt

“Gjëja më ideale në letërsi është kur lexon diçka të sapobotuar dhe e kupton që kjo do të bëhet klasike. Kjo gjë ideale ka për titull përmbledhjen “Përballë pasqyrës së një gruaje” dhe i përket më të madhit shkrimtar gjallë të kohës: Ismail Kadaresë.”

Guillaume Allary, Elle

“Çdo vit, pothuaj gjatë një dhjetëvjeçari, Kadareja u ka dhënë lexuesve të vet nga një roman, që i befason dhe i shtang ata, i prek në shpirt, u ngjall ndjenja e mendime të thella… Ka ardhur koha që Kadareja ta marrë çmimin që meriton… Jepjani Kadaresë çmimin Nobel!”

Magazine Litteraire

“Një nga romancierët më të shquar të kohës sonë, në të gjithë botën dhe në të gjtha gjuhët.”

Bruce Bawer, Wall Street Journal

“E kemi thënë më parë dhe do ta themi prapë: kur do ta njohë Stokholmi kalibrin e jashtëzakonshëm të këtij shekulli?”

Figaro Littèraire, Paris

“Ismail Kadare është një shkrimtar që krijon hartën e një kulture të tërë, të historisë, pasionit, folklorit, politikës dhe katastrofat e saj. Ai është një shkrimtar universal me një traditë narracioni që e ka origjinën nga Homeri.”

John Carey

“Kadare mundi titanët ndërkombëtarë të letërsisë me çmimin Booker.”

The Guardian

“Është kjo anë vizionare, që përbën forcën madhore të një njëzet librave të Kadaresë, romancier që rrok historinë me një frymë të fuqishme shekspiriane.”

Histori e Letërsisë Europiane, Hachette, Paris

“Me njërën këmbë në Shqipërinë e moçme, gojore dhe legjendare, ende në rrëqethjen homerike dhe me këmbën tjetër në modernitetin më të spikatur dhe më finok, Kadareja gjendet në kapërcyell të të dy botëve dhe nga kjo rrethanë e jashtëzakonshme vepra e tij krijon akorde të fuqishme dhe të goditura.”

Dominique Fernandez

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

ONUFRI

9 reviews for Aksidenti

  1. nike cortez women

    Thanks for all of the labor on this web page. Kate loves making time for internet research and it’s simple to grasp why. I hear all relating to the powerful way you present insightful guides via the website and as well increase response from some other people on that theme and my princess is now studying so much. Enjoy the remaining portion of the new year. Your doing a really good job.

  2. nike react

    I wish to show my thanks to the writer for bailing me out of this particular problem. Just after scouting through the search engines and meeting thoughts that were not productive, I believed my life was over. Being alive without the strategies to the difficulties you’ve solved through your good guideline is a crucial case, as well as the kind which could have in a wrong way damaged my career if I hadn’t noticed your web site. Your good expertise and kindness in dealing with all the stuff was invaluable. I’m not sure what I would’ve done if I had not come upon such a thing like this. I can at this point relish my future. Thanks so much for this specialized and effective guide. I will not be reluctant to refer your blog to anyone who needs and wants support about this problem.

  3. off white hoodie

    Thank you for each of your efforts on this blog. My niece take interest in working on research and it’s easy to understand why. My partner and i know all about the compelling ways you convey valuable steps through your web blog and even improve contribution from website visitors on the subject so our girl has been becoming educated a lot. Enjoy the rest of the year. Your performing a superb job.

  4. yeezy boost 700

    I wish to show appreciation to you for bailing me out of this type of circumstance. Just after looking throughout the search engines and getting concepts which are not pleasant, I thought my entire life was well over. Living devoid of the solutions to the difficulties you’ve resolved through the guide is a critical case, and the ones which may have badly damaged my entire career if I hadn’t discovered your blog. Your own personal know-how and kindness in playing with almost everything was useful. I don’t know what I would’ve done if I hadn’t discovered such a point like this. I can also at this time look ahead to my future. Thanks very much for your specialized and sensible guide. I will not be reluctant to endorse your blog to anybody who would need direction about this situation.

  5. nike air max shoes

    I precisely had to say thanks once more. I am not sure the things I might have accomplished without those tips revealed by you directly on that field. It actually was the distressing dilemma in my position, but being able to see a professional avenue you handled it made me to cry for contentment. Now i’m happier for your work and then hope you comprehend what an amazing job you were undertaking teaching people using your blog post. I’m certain you have never encountered any of us.

  6. adidas zx flux

    I wish to convey my respect for your kind-heartedness giving support to those individuals that require help on the issue. Your real dedication to passing the message all-around turned out to be particularly helpful and have all the time encouraged girls like me to achieve their dreams. Your personal valuable tutorial implies a whole lot to me and extremely more to my office workers. Best wishes; from everyone of us.

  7. gucci belts

    I needed to send you that little bit of note in order to say thank you yet again just for the remarkable things you’ve shown here. It’s really extremely open-handed of you to offer unhampered what a lot of people could possibly have made available as an electronic book to earn some money for themselves, notably considering the fact that you might have done it in case you considered necessary. Those secrets likewise served to be a great way to be sure that some people have a similar zeal really like my personal own to see a good deal more pertaining to this condition. I believe there are lots of more fun instances ahead for individuals who read carefully your blog.

  8. yeezy boost 350

    Thanks a lot for providing individuals with an extremely splendid opportunity to read articles and blog posts from this website. It’s usually very fantastic and full of a great time for me and my office acquaintances to search your blog nearly 3 times in one week to study the latest things you have. And lastly, I’m also at all times happy concerning the surprising concepts you give. Some 1 facts on this page are surely the most suitable I have ever had.

  9. michael kors outlet

    I wish to express my thanks to the writer for rescuing me from this instance. Right after surfing around through the world wide web and getting tricks which were not powerful, I was thinking my life was well over. Existing without the approaches to the issues you’ve fixed through your main website is a crucial case, and those which could have badly affected my career if I hadn’t encountered your blog. Your actual competence and kindness in touching a lot of things was crucial. I don’t know what I would’ve done if I had not discovered such a solution like this. It’s possible to at this time look forward to my future. Thanks for your time very much for this professional and results-oriented guide. I won’t hesitate to refer your blog to anybody who needs and wants recommendations about this subject matter.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.