Shqiperia, Ben Blushi

1,000L

Autori: Ben Blushi

Botuesi: UET PRESS

978-99956-39-58-7-0

Faqe: 604

Viti i botimit: 2011

Categories: , Tag: Product ID: 1474

Description

Shqiperia Ben Blushi

Blushi, si shkrimtar me romanin e tij të parë dhe surprizë “Të jetosh në ishull” tronditi skenën letrare shqiptare. Dhjetëra mijëra kopje të shitura, një debat i paparë në media dhe qarqet letrare e bëri Ben Blushin shkrimtarin me numrin më të madh të kopjeve të shitura për libër gjatë 20 vjetëve të fundit. Por jo vetëm kaq. Befasia në stil, në ndërtimin e rrëfimit, në strukturën e gjithë veprës në romanet e tij ishte ndoshta kontributi për një kthim të shijes së letërsisë në këto kohë, kur ritmi dhe stresi i kohës sonë e largojnë lexuesin nga libri aq më tepër nga letërsia. Këto janë ndoshta dy faktorët e asaj që mund të quhet sot me bindje: Ben Blushi është tashmë një ngjarje letrare. Shqipëria është romani më i fundit i Ben Blushit, i cili ashtu si edhe romani “Të jetosh në ishull”, ka ngjallur jo pak reagime. Kjo për karakterin provokues që ka krijimtaria e Blushit, i cili cek tema të mëdha si identiteti, feja, Zoti, pranimi i të ndryshmit, njeriu i ri, diktatura… Shqipëria është një variant shqiptar i miteve biblike, i krijimit dhe i arkës së Noes, por ndryshe nga këto të fundit Zoti i Shqipërisë është një njeri që do të zëvendësojë Zotin tradicional. Ai do të korrigjojë të gjitha gabimet e Zotit, por eksperimenti i tij human është i destinuar të dështojë, sepse nuk mund të ketë një vend pa familje, pa prona, pa para… Sepse një ditë, çdo tokë do të pushtohet nga dashuria. “Të jetosh në ishull”, “Otello, Arapi i Vlorës” dhe romani i ri “Shqipëria” janë një triptik i kompletuar i një talenti të ri të letërsisë shqipe dhe gjithaq një fenomen kulturor që meriton të kapërcejë kufinjtë e hapësirës shqiptare në dekadën që vjen, duke prodhuar një shkrimtar tjetër ndërkombëtar nga gjuha shqipe.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

UET PRESS

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.