Shenime nga Shkolla e Partise

1,000L

Titulli: Shënime nga Shkolla e Partisë
Gjinia: Roman (historik)
Autori: Daut Gumeni
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 580
ISBN: 978-99943-0-275

Categories: , Tags: , Product ID: 1968

Description

Mbi librin

Satira e mprehtë dhe elegante, thellësia, pasuria e ideve, bukuria e parashtrimit dhe e shtjellimit të tyre, qartësia e gjykimeve etike, politike e filozofike, origjinaliteti i rrëfimeve, gjuha brilante aq e begatë, mendoj se e bëjnë veprën të veçantë e një ndër më të arrirat e letërsisë së sotme shqipe. Autori na sjell të gjallë, ashtu të llahtarshëm, Ferrin që ngriti regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj të dënuarve politikë! Dhe ky Ferr, ndryshe nga Ferri dantesk, ndëshkimin e kishte si në Rrethin e Nëntë!

Libri është një dëshmi tronditëse e terrorit dhe e krimit shtetëror, por mbi të gjitha e qëndresës burrërore e heroike të atyre mijëra shqiptarëve që aspironin dhe therorizoheshin për lirinë. Autori, edhe pse është vetë në pjesën më aktive të këtyre bashkëvuajtësve, të qëndresës dhe të luftës së paepur të tyre në kampet e vdekjes, në roman ua lë shokëve vendin parësor.

Koment nga Ylli Hoxhaj

Në këtë vepër ka shumë dhimbje, shumë krime, shumë vuajtje dhe vdekje. Këto autori na i jep të gjalla e rrënqethëse. Por është liria, shpirti dhe fuqia e tyre e kjo dëshmi shkëlqen në tërë veprën. Të mahnit forca e jetës dhe triumfi i saj!

Kënga, humori i jashtëzakonshëm e solidariteti njerëzor, janë armët e pamposhtura të këtyre heronjve të lirisë. Një det me këngë e me humor nga tërë vendi, i bien kryq e tërthor gjithë veprës, duke u dhënë shpirtin e triumfit bëmave të atyre njerëzve edhe në fund të Ferrit. Kënga dhe e qeshura janë për ta armët e luftës dhe të fitores. Kënga e hap dhe e mbyll veprën si lajtmotiv i lirisë dhe i fuqisë së shpirtit njerëzor.  

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Dudaj

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.