Qyteti pa reklama

500L

Titulli: Qyteti pa reklama
Gjinia: Roman
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Fq. 168
ISBN: 978-99927-45-38-X

Në këtë vëllim të parë, me të cilin hapet korpusi i veprës së Kadaresë, përfshihen krijime në prozë të periudhës së hershme të krijimtarisë së tij. Ndërsa romani i parë i tij, “Qyteti pa reklama”, i shkruar në Moskë në vjeshtën e vitit 1959, kur autori ishte 23 vjeç.

Description

Qyteti pa reklama i Ismail Kadare

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si “Kujtime të humbura”, shkruar në vitin 1955. Me “Qytetin pa reklama” ai shkruan romanin e tij të parë, që bie në kundërshtim me idenë e përhapur se romani i tij i parë është “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

“Qyteti pa reklama” ka pasur një konceptim të veçantë. Student për letërsi në Moskë, Kadare është zhytur në mikrokozmosin e letërsisë sovjetike. Duke vërejtur nga afër atë që ishte realizmi socialist, në kurset e institutit “Gorki”, ai kalon një fazë mohimi për të shkruarit.

Autori i ri ka përshtypjen që pasioni i letërsisë po shuhet tek ai dhe “Qyteti pa reklama” merr atëherë pamjen e një sfide: ai lufton kundër një fataliteti, që e shtyn në indiferencë ndaj asaj që ai e quante deri atëherë fatin e tij…

Tre muaj iu deshën atij për të hartuar këtë roman, që e filloi duke e regjistruar në magnetofon, para se ta rikopjonte, pastaj shkruan pjesën më të madhe pa ndërhyrjen e zërit. Stili në të është i gjallë, tepër modern, dhe mendimi shumë i guximshëm për kriteret e gjykimit të botës komuniste.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

ONUFRI

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Qyteti pa reklama”

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo