P4, Viktor Canosinaj

400L

Titulli: P4
Gjinia: Roman
Autori: Viktor Canosinaj
Shtëpia botuese: Dyrrah
Viti: 2012
Fq. 210
ISBN: 978-9928-4073-0-6

Categories: , Tag: Product ID: 1918

Description

Mbi autorin

Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Durrësit. I ati shërbente që nga viti 1953 si oficer marine në Flotën Ushtarake Detare. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë. Pasi kreu studimet e larta për gjuhë – letërsi shqipe në vitin 1984, Viktor Canosinaj punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme të Shupenzës në rrethin e Dibrës deri në vitin 1990, me një shkëputje prej një viti kur ndoqi kursin pasuniversitar për Kritikë Letrare.

Pas një përvoje të shkurtër në kinostudio, ai fillon punë si gazetar dhe editor lajmesh, pjesën më të madhe të kohës në ATSH. Aktualisht punon redaktor gjuhësor pranë Parlamentit shqiptar. Viktor Canosinaj e nisi aktivitetin letrar në moshë të re, duke botuar vjersha e tregime. Libri i tij i parë, një novelë për fëmijë, u botua në vitin 1981.

Në vitin 1984 u pasua nga një roman me temë historike po për fëmijë. Në vitin 1989 botohet romani i tij i parë për të rritur “Katër yje në qytet”, i cili fitoi çmim kombëtar dhe tirazhi prej 8000 kopjesh u shit brenda një kohe të shkurtër. Pas një ndërprerjeje prej disa vitesh, Viktor Canosinaj i rikthehet përsëri letërsisë, kryesisht në romanin për të rritur dhe për fëmijë.

Ai boton disa romane për të rritur dhe rreth 20 libra për fëmijë e të rinj, duke u bërë brenda pak viteve një nga autorët më të lexuar në vend. Ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin më të mirë për fëmijë e të rinj në vitet 1996 dhe 2002. Romani i tij “Meriyll” është renditur në Listën e Nderit të IBBY – it për vitin 2002.

Pas një anketimi të kryer nga UNICEF – i, Lëvizja “Mjaft” dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në vitin 2006, Viktor Canosinaj u shpall shkrimtari më i lexuar për fëmijë e të rinj. Ai vazhdon ta ruajë këtë pozicion në mënyrë të pandryshuar dhe disa nga romanet e tij ndjekin rrugën në treg si bestseller. Viktor Canosinaj është gjithashtu autor i studimit ” Nga Liza te Harri Poteri”, studim kushtuar letërsisë për fëmijë. Ai ka përkthyer nga anglishtja dhe italishtja letërsi për fëmijë dhe të rritur. Ndërsa për fëmijë e të rinj ka përshtatur romanin “Don Kishoti i Mançës”.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Dyrrah

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “P4, Viktor Canosinaj”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo