Njeriu me fat

1,000L

Titulli: Njeriu me fat
Gjinia: Roman
Autori: Fatos Kongoli
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2013
Fq. 320
ISBN: 978-99943-1-920-6

Categories: , Tags: , Product ID: 1972

Description

Në këtë libër, Kongoli risjell një personazh të njohur të tij, inspektorin Sabit Kurti. Në prag të pensionit, ai ngarkohet me një detyrë të fundit, disi të veçantë, të shmangë vrasjen e paralajmëruar të një personin VIP. S’dihet kush do të jetë viktima, as vrasësi, as motivet e vrasjes. Dihet afërsisht koha dhe saktësisht vendi i ekzekutimit, një hotel me emrin shekspirian “Elsinor”, diku në bregdetin shqiptar.

Ky është vetëm sfondi i këtij libri. Në qendër të tij janë dy histori paralele dashurie, njëra reale, tjetra virtuale, të personazhit kryesor Gentian Engjëlli, pedagog i ri i frëngjishtes te Gjuhët e Huaja, përkthyes me të ardhme, siç e cilësojnë.

Dashuria reale është një bionde e quajtur Kleopatra. Ajo virtuale, një vajzë me sy të mëdhenj të zinj e quajtur Vega. Dhe një ëndërr e fshehur, më turbulluesja e Gentian Engjëllit: t’u largohet përkthimeve, të bëhet romancier.

Asnjë lidhje në dukje midis anketës së inspektorit për shmangien e krimit dhe protagonistit pothuaj anonim. Trajektoret e tyre, megjithatë, ndërpriten në një dhomë të hotelit metaforik “Elsinor”. Është një rrëfim në hapësirat e absurdit, me misterin e lajtmotivit “Shikomë në sy, vogëlushe!”

Fragment nga libri

Edhe deti i ngjalli një ndjesi zbrazëtie. S’mund të qëndronte më aty, çdo sekondë do të ishte një vuajtje. Ai ndihej i dashuruar. Vajza pas së cilës ndihej i dashuruar kishte sy të kaltër në ngjyrën e një qielli të kthjellët, flokë të dendur, të verdhë dhe mbante një emër mbretëror, Kleopatra.

Ai kishte bërë dashuri me Klean. E dëshmonte një copë pusullë ku, para se të ndaheshin, ajo i kishte lënë numrin e telefonit të saj celular. Ato shifra të rregullta rrumbullake do t’i mundësonin ta gjente kudo që të ndodhej, në çdo botë. Megjithëse ai e kishte të qartë, ajo ndodhej në botën këndej. Bota andej nuk ekzistonte, ishte një shpikje e fantazisë së tij.

Mbi autorin

Fatos Kongoli ka lindur në Elbasan më 1944, ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”.

Është autor i një vargu librash. Shquhen sidomos romanet e tij, të vlerësuar nga lexuesi shqiptar dhe i huaj. Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Sllovaki e Bullgari, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha Europiane si Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L’Express, Magazine Literaire, Der Tagesspiegel, etj.

Është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit Velia (2000). Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika” 2002. Është gjithashtu fitues i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004).

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

TOENA

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.