Ikje nga shtrati

500L

Titulli: Ikje nga shtrati, 4 novela
Gjinia: Novela
Autori: Alban Bala
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2005
Fq. 128
ISBN 978-99943-695-0-4

Description

Pas heshtjes gati 10-vjeçare, Alban Bala i kthehet botimeve dhe i rivjen lexuesit të tij me një përmbledhje novelash. Arti i këtij autori, përveç njohjes dhe sigurisë në përdorimin e teknikave të rrëfimit, është orientim i drejtë që di të zgjedhë tonalitete pa vrarë tinguj, që di të organizojë lëndë të psikës kolektive pa tretur nën të shenja të pazhbëshme vetjake; ai di të rrëfejë të padukshmen, atë që nuk e kemi vënë re.

Këto 4 novela janë pamje të menduara gjendjesh psiko- emocionale në lëvizje, fabula të ngjizura mbi logjikën e përvojës dhe kulturës, me mjetet mitike të unit ballkanik, një etnokulturë e selitur në sprovat më të mira të prozës bashkëkohore.

Realizmi magjik, cerebraliteti elitar, poezia e imazhit dhe e karakterit janë ngjyrat e këtyre prozave që nuk shkojnë pa lënë shenjë. Këto tekste intensive dhe befasuese për veçanësinë e subjekteve, për stilet e rrëfimit, na tregojnë se pritja ka vlejtur për autorin njëlloj dhe për lexuesin.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Ideart

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Ikje nga shtrati”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo