Sale!

Hide mbi kalldrëm

800L 0L

Autor: Tom Kuka

ISBN-10(13): 978-9928-228-33-8

Viti i botimit: Nëntor 2016

 

Categories: , Tags: , , Product ID: 2588

Description

Janë vitet ‘30. Vitet e një Shqipërie që më në fund ka një emër, një qeveri dhe njëkryeqytet. Dhe ç’kryeqytet! Tirana na shpaloset me tonalitetet e një fotografie bardhezi, në të cilën,  falë një rrëfimi mjeshtëror, ndiejmë kutërbimin e kanalizimeve në qiell tëhapur, të djersës së mëditësve, të qenve që rrëmojnë rrugëve, por edhe erën e sapunit tërrobave, të gatimeve në shtëpitë përdhese dhe të frutave që rëndojnë në pemët e oborrevetë tyre.

Pluhuri i bardhë i allçisë dhe i rrugëve na mahis sytë dhe gëlimi i zhurmshëm i vegjëlisë në pazar na vret veshin. E në këtë zallahi zërash e personazhesh, Di Hima, kryehetuesi i Tiranës, një burrë i mençur, me karakter tërheqës dhe ende i pamartuar,heton mbi vrasjen e Andon grekut, duke zbuluar një botë sekretesh e shantazhesh, ngae cila mund ta shpëtojë vetëm një dashuri e thjeshtë dhe e paqtë.

Autori shpalos një tablo groteske e njëkohësisht mallëngjyese të një Shqipërie të skamur,të uritur e të nëpërkëmbur, ku jeta e njeriut nuk vlen asnjë dyshkë e ku nderi është vetëmnjë fasadë për sytë e botës.
Në fakt, asgjë nuk ka ndryshuar… pothuajse një shekull mëparë, ajo që ishte Tirana mbetet ende Tirana.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Hide mbi kalldrëm”

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo