Sale!

Vilet e zemerimit

1,000L 0L

Titulli: Vilet e zemërimit (kopertinë e trashë)
Gjinia: Roman
Autori: Xhon Stajnbek
Shqipëroi: Petro Zheji
Shtëpia botuese: Koha Ditore
Viti: 2005
Fq. 576
ISBN: 84-9819-047-9

Categories: , Tags: , , Product ID: 2319

Description

Bujq të varfër nuk mund të mbijetojnë në Oklahoma. Me shpejtësi përhapet lajmi për një vend të premtuar, ku mund të nxirren fitime dhe të sigurohet ekzistenca: Kalifornia. Karvanë bujqish nisen nëpër pluhur dhe vapë të padurueshme. Pasi arrijnë në Kaliforni, shpejt ndiejnë shtypjen e pronarëve të tokave. Bujqit shfrytëzohen dhe vuajnë nga uria.

Në roman përshkruhet fati i familjes Joad, e cila detyrohet të shesë pronën në Oklahoma dhe niset për në Kaliforni me një kamion të ndryshkur. Bashkë me prindërit dhe me fëmijët e vegjël udhëtojnë edhe gjyshërit. Për të përshkruar sa më hollësisht mjerimin social, Xhon Stajnbek kishte shoqëruar një karvan.

Qarqe politike dhe kishtare e dënuan atë si nxitës të revoltës dhe luftës së klasave. Nga ana tjetër, Stajnbek me këtë roman fitoi famën si shkrimtar që angazhohet për të varfërit dhe të shtypurit. Për këtë vepër, Stajnbek në vitin 1940 u shpërblye me çmimin Pulicer, ndërsa më 1962 u nderua me çmimin Nobel për Letërsi.

Fragment nga libri

Mbi tokat e kuqe dhe mbi një pjesë të tokave të murrme të Oklahomës shirat e fundit ranë lehtë dhe nuk e zbutën dot dheun e ngurtë. Plugjet i përshkuan mbarë e prapë vazhdat e rrëkeve. Pas shirave, të mbjellat e misrit bënë shpejt përpjetë dhe nëpër anët e rrugëve nisën të gjelbëronin lloj – lloj barërash. Kështu që tokat e murrme dhe ato në ngjyrë të kuqe të thellë zunë e u zhdukën shpejt nën një qilim jeshil.

Aty nga fundi i majit qielli filloi të zbehej dhe shtëllungat e reve që kishin qëndruar varur atje, lart në qiell, gati tërë pranverës, u shpërndanë. Një diell i nxehtë prush digjte e përvëlonte tani ditë më ditë misrin që po rritej, gjersa më në fund mbi çdo bajonetë jeshile spikati buzëve një rrip i hollë i murrmë.

Retë u dukën përsëri, por këtë radhë nuk qëndruan shumë dhe nuk erdhën më prapë. Barërat, që të mbroheshin nga dielli, u nxinë dhe nuk u hodhën andej e tutje të pushtonin më ngastra të reja. Faqja e dheut u mbulua me një kore të hollë e të fortë dhe, ashtu si qielli, zbehej tani edhe toka, ajo që kishte qenë e kuqe bëhej e kuqërremtë dhe ajo që kishte qenë e murrme zbardhëllehej.

Mbi autorin

Xhon Stajnbek u lind më 27 shkurt 1902 në Salinas të Kalifornisë. Ishte me origjinë gjermano – irlandeze. Pasi studioi biologjinë detare nga viti 1925 shkroi romanet e para dhe arriti kulmin e karrierës letrare me “Vilet e zemërimit”. Personalitetin e Stajnbekut e karakterizojnë tipare tipike amerikane si dashuria për njerëzit e pashpresë dhe patriotizmi sentimental. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Stajnbek ishte reporter lufte. Ai vdiq më 20 dhjetor 1968 në Nju Jork.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Koha Ditore

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.