Sale!

Vajza ne tren

1,000L 0L

Titulli: Vajza në tren
Gjinia: Roman
Autori: Paula Hawkins
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2015
Fq. 304
ISBN: 978-9928-169-96-9

Categories: , Tags: , , Product ID: 2101

Description

Rejçëlli i hipën çdo ditë të njëjtit tren. Çdo ditë kalon nëpër të njëjtën rrugë, buzë disa shtëpive në rrethina dhe, kur treni ndalon te sinjali, sheh po të njëjtin çift që ha mëngjesin në verandë. Nisin t’i duken si të njohur. “Xhesi dhe Xhejzoni”, i quan me vete. Në sytë e saj, jeta e tyre duket e përsosur. Krejt ndryshe nga jeta e vet.

Pastaj sheh diçka tronditëse. Kalon vetëm një minutë derisa niset treni, por aq mjafton. Gjithçka ndryshon. Meqë nuk e mban dot për vete, Rejçëlli ia tregon policisë atë që di dhe ngatërrohet keq me gjithçka ndodh më pas dhe me jetën e gjithë njerëzve të përzier në këtë çështje. Mos vallë bëri më tepër dëm se mirë?

Fragment nga libri

Gjithë të tjerëve në atë vagon duhet t’u jem dukur normale, sepse bëja gjithë çka bënin ata: shkoja në punë, lija takime, hiqja gjërat nga lista. Por vetëm në dukje.

Koment nga Kimberly McCreight

I krijuar me art, i plotë deri në detaje, “Vajza në tren” ka një strukturë të zgjedhur me mendjemprehtësi dhe ritëm të vrullshëm, të mban të mbërthyer me karakterizimin emfatik që përdor Hawkins, për të ta ngulitur këtë histori provokuese lidhur me fuqinë e kujtesës dhe rrezikun e zilisë.

Mbi autoren

Paula Hawkins ka lindur dhe është rritur në Zimbabve, u zhvendos në Londër në vitin 1989 dhe qysh atëherë jeton aty. Ka punuar si gazetare për 15 vjet para se t’i hynte letërsisë. Vajza në tren është romani i saj i parë.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

MORAVA

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.