Sale!

Une jam e kuqja

1,500L 0L

Titulli: Unë jam e kuqja
Gjinia: Roman
Autori: Orhan Pamuk
Shqipëroi: Drita Çetaku – Turdiu
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2007
Fq. 538
ISBN: 978-99943-51-13-8

Description

Një grup i zgjedhur miniaturistësh të oborrit të Sulltan Muratit III, janë ngarkuar të përgatisin librin që i plotpushtetshmi i Lindjes do t’ia bëjë dhuratë një të plotpushtetshmi në Perëndim. Libri duhet të shprehë fuqinë e perandorisë dhe forcën e miniaturës orientale për ta dhënë atë.

Gjithçka është diskrete, por në punën e drejtuar nga Enishte Efendi ka diçka ndryshe nga e zakonshmja e miniaturës së asaj kohe, ajo po kërkon të ndryshojë, të marrë detaje të reja të panjohura dhe t’u përqaset elementeve perëndimorë të pikturimit, veçanërisht të Rilindjes italiane. Të dyja format e artit janë të arrira, të dyja kahet janë perfekte. Çfarë do të zgjedhin palët?

Presioni, edhe fshehur, duket i madh. Është koha e një fondamentalizmi të dhunshëm. Fillon saga e kundërshtisë së heshtur, miniaturistët vriten njëri pas tjetrin dhe të tjerët pas tyre janë të kërcënuar. Simbolet e mbajnë dramën gjer në fund, bashkë me një linjë dashurie të Zezit dhe Shekures, personazhit më fin të romanit, që mban peshën e saj në bartjen e këtyre simbloleve.

Unë jam e kuqja është një mister vrasjeje, por edhe një meditim për dashurinë dhe devotshmërinë artistike. Orhan Pamuk nuk mban anë kur shkruan nën presionin e të dyja anëve, por mban qëndrim. Zërat dhe kundërzërat e njerëzve dhe simboleve në këtë roman ikin dhe rikthehen vazhdimisht në kompleksitetin e tyre, për të provuar stilin dhe forcën e një shkrimtari si Orhan Pamuk.

Komente mbi librin

“”Unë jam e kuqja”, një botë e drejtuar nga mjegulla.”

The Times

“”Unë jam e kuqja”, i ngrohtë, i mprehtë, vëzhgues, psikologjik dhe jashtëzakonisht i bukur. Lexoje shpejt!”

The Independent

“E kuqja e Pamukut është kulti i këtij libri.”

Book Review

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

SKANDERBEG BOOKS

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Une jam e kuqja”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo