Sale!

Turpi

1,000L 0L

Titulli: Turpi
Gjinia: Roman
Autori: J.M. Coetzee
Shqipëroi: Klodian Briçi
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2006
fq. 238
ISBN: 978-99943-6835-4

Categories: , Tags: , , Product ID: 2313

Description

Pasi ka dhënë mësime për vite me radhë në Universitetin Teknik të Kejp Taunit, David Luri, një burrë rreth të pesëdhjetave, dy herë i shkurorëzuar, ka një lidhje të zjarrtë dashurie me një studenten e tij. Por, është pikërisht kjo histori, që i ha, në njëfarë mënyre kokën. Atë e denoncojnë dhe e vënë përballë një komisioni hetimor.

Ai e pranon fajin që ka kryer, por e hedh poshtë propozimin për t’u penduar. Ai tërhiqet nga puna e rehatshme në universitet dhe shkon tek e bija, Lusi, e cial jeton në një fermë në humbëtirë. Për njëfarë kohe, ndikimi që ushtron e bija dhe jeta natyrore e fermës, i japin mundësi që të gjejë paqtim me jetën e tij të trazuar. Por ai nuk është i prirur për të bërë jetën e fshatit.

Paskëtaj, ai bashkë me Lusin bëhet pre e një sulmi të egër dhe të poshtër, sulm që “ndreq” njëherë e mirë marrëdhëniet e tyre të cunguara.

Komente mbi librin

“Një roman sfidash dhe trysnish të paparashikuara psikologjike…Coetzee ka arritur të japë me mjeshtëri të rrallë zgjedhjet që duhet të bëjnë të bardhët në Afrikën e Jugut”

Daily Telegraph

“Më në fund një shkrimtar ka arritur nëpërmjet mjeshtërisë letrare, të hyjë në skutat më të errëta të shpirtit njerëzor, duke e paraqitur atë që fare mirë mund të quhet klishe. “Turpi” e kalon edhe qëllimin e vënë, sepse nxjerr në dritë të diellit kuptimin e njerëzores; vepra në fjalë shërben si një kufi mes jetës dhe botës së madhe të letërsisë.”

Sunday Telegraph

“Një kryevepër… ndoshta romani më ishkëqyer që rebditet denjësisht në librat më të mrekullueshëm të dhjetëvjçarit të fundit.”

Indipendent

“Një roman i amdh i shkruar nga njëri prej autorëve më të talentuar që shkruan në anglishten e sotme.”

The Times

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

SKANDERBEG BOOKS

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.