Sale!

Shtepia misterioze

300L 0L

Titulli: Shtëpia misterioze
Gjinia: Novelë
Autori: Honore de Balzac
Shqipëroi: Klio Evangjeli
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2005
Fq. 48
ISBN: 978-99943-32-26-0

Categories: , Tags: , , Product ID: 2210

Description

Fragment nga libri

Në qoftë se do t’ju shtynte kureshtja dhe do të afroheshit ta shihnit këtë shtëpi nga ana e rrugës, do të vini re një derë të madhe me trajta vezake, ku fëmijët kanë shpuar vrima të panumërta. Më vonë mësova se kishte dhjetë vjet që porta e saj nuk ishte hapur asnjëherë. Nëpërmjet këtyre të çarave do mund të shikonit një harmoni të plotë midis fasadës së kopshtit dhe asaj të oborrit. Edhe këtu të bie në sy po ai çrregullim.

Tufa bari mbulojnë kalldrëmin. Të plasura të shumta vijosin muret, sipër të cilëve duken të ngatërruara kurorat e luleve. Shkallët e parmakët kanë lëvizur prej vendit. Shiriti i ziles është kalbur, ullukët janë çarë. “Vallë, ç’rrufe ka rënë këtu nga qielli? Vallë, cila gjykatë ka urdhëruar të mbetet i shkretë ky vend? Mos kanë përdhosur gjëra të shenjta dhe i ka ardhur rëndë perëndisë? Mos kanë tradhtuar Francën?” Të gjitha këto pyetje ia bën vetes kur ndodhesh përpara kësaj shtëpie. Aty shikon zvarranikët që rrëshqasin dhe nuk të përgjigjen.

Kjo shtëpi e zbrazët dhe e shkretë është një kashë e lashtë që s’e ka zgjidhur asnjeri. Më përpara kishte qenë një çiflig i vogël dhe emrin e kishte La Grande Bretèche. Për sa kohë m’u desh të qëndroja në Vandom, ku më kishte lënë Despleni të shëroja një pasanik të sëmurë, pamja e kësaj banese të çuditshme më ngjallte kureshti dhe kënaqësi të patreguar.

Kjo shtëpi më tërhiqte më tepër se një gërmadhë; se rrënimet lënë pas kujtime të vërteta dhe të pamohueshme. Kurse kjo banesë, që qëndronte akoma më këmbë, mëgjithëse hakmarrja me dorën e saj mizore e kishte shkatërruar dalëngadalë, fshihte një sekret dhe një mendim të panjohur. Ajo të linte të kuptoje një trill, në mos gjë tjetër.

Shpeshherë, mbrëmanet, i afrohesha gardhit me gjëmba që e mbronte dhe i pranoja të gjitha të gërvishturat, vetëm e vetëm të hyja në atë kopsht pa zot, në atë pronë që s’ishte më as publike, as private. Aty qëndroja me orë të tëra duke soditur çrregullimet e tij. Nuk desha t’i bëj as pyetjen më të vogël ndonjërit prej banorëve llafazanë të Vandomit, që të mësoja diçka mbi historinë e kësaj shtëpie, se pa dyshim ajo duhet të kishte historinë e saj, pa ishte katandisur në këtë gjendje të çuditshme.

Unë rrija dhe hartoja në mendjen time sa e sa romane të këndshme dhe bëja skica të vogla të thurura plot trishtim, të cilat më kënaqnin tej mase. Mbase do ta humbisja tërë poezinë që ma mbushte me erë të këndshme shpirtin, po ta kisha mësuar shkakun pse kishte mbetur e shkretë kjo shtëpi dhe që s’ish çudi të kishte qenë i ulët dhe pa rëndësi.

Në këtë banesë unë përfytyroja të kishin ndodhur ngjarje nga më të ndryshmet që paraqet jeta njerëzore, e të cilën e kishte errësuar dhe fundosur në heshtje fatkeqësia: herë – herë më dukej sikur ndieja atë qetësinë e varreve, vetëm që mungonin të vdekurit, të cilët flasin me gjuhën e epitafit; herë të tjera më dukej sikur shikoja shtëpinë e një të gërbulëti, ose atë të Atridëve; por më tepër se çdo gjë kuptoja provincën me idetë e saj të fshehta dhe me jetën e saj kronometrike. Shpeshherë, unë aty kam qarë dhe nuk kam qeshur kurrë.

Shumë herë kam ndier tmerr e dridhje në zemër kur dëgjoja mbi kokën time një vërshëllimë të mbytur, që e bënte zogun menjëherë të fluturojë. Atje toka është me lagështi dhe duhet të ruhesh nga hardhucat dhe nga nepërkat që shëtisin lirisht, sikur janë në mes të natyrës, po sidomos duhet të mos i trembesh të ftohtit, se shpeshherë ndien papritur dy duar të ngrira si akull që të mbështeten mbi supe.

Mbi autorin

Honore de Balzac u lind më 20 maj 1799 në Tur, Francë. Atë e quajtën kështu sipas festës së St. Honore. Kundër dëshirës së familjes së tij, ai e braktisi avokatinë për të cilën kishte studiuar dhe provoi të bëhej biznesmen dhe shkrimtar. Ai dështoi në çdo sipërmarrje biznesi dhe iu desh një kohë e gjatë për t’u njohur si shkrimtar, edhe pse punonte 15 orë në ditë. Kështu, për pjesën më të madhe të jetës së tij, Balzac ishte në borxhe.

Këndvështrimi racionalist i jetës përshkoi punën e tij. Në të vërtetë, puna për të cilën njihet kryesisht ai është një koleksion i mrekullueshëm romanesh dhe historish të shkurtra që japin një pamje të jetës franceze në qytet dhe në fshat. La Comèdie Humaine (Komedia Njerëzore) e mori modelin nga Divina Commedia (Komedia Hyjnore) e Dantes, por me një kuptim të dukshëm jofetar. Kulmi i Komedisë Njerëzore përbëhej nga 90 romane dhe novela dhe përfshinte më shumë se 2000 karaktere, personazhe nga të gjitha klasat dhe profesionet. Romanet kryesore të tij janë: “Luis Lambert”, “Evgjeni Grande”, “Në kërkim të absolutes”, “Xha Gorioi”, “Iluzionet e Humbura”, “Kushërira Betë” dhe “Kushëriri Pons”.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

ONUFRI

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Shtepia misterioze”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo