Sale!

Shosha

900L 0L

Titulli: Shosha (kopertinë e trashë)
Gjinia: Roman
Autori: Isaac Bashevis Singer
Shqipëroi: Helena Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2005
fq. 312
ISBN: 978-99943-42-79-2

Categories: , Tags: , , , Product ID: 2295

Description

Mbi autorin

Isaac Bashevis Singer u lind më 1904 pranë Varshavës, në një familje shumë të vjetër hasidike. Më 1933, ai emigroi në SHBA. Është autor i disa veprave të admirueshme, të vlerësuara në të gjithë botën, të shkruara prej tij në gjuhën jidishe. Midis tyre veçojmë: “Skllavi”, “Magjistari i Lublinit”, “Hije mbi Hudson”, “Familja Moskat”, “Manuari” etj. I botuar në njëzet e dy gjuhë të botës. Vepra e tij njihet në vendin tonë nga përmbledhja me tregime “Dashuri e vonë”. Në vitin 1978, Singeri mori çmimin Nobel për ansamblin e veprave të tij.

Mbi librin

Romani “Shosha”, një bestseller ndërkombëtar dhe romani i preferuar i vetë autorit, është një histori dashurie që nuk harrohet lehtë, e vendosur në Varshavën çifute, në vigjilje të shkatërrimit të saj. Shkrimtari i ri, Aaron Greidingeri, i cili në këtë roman ngjan si dy pika uji me vetë autorin, është njëzet e pesë vjeç dhe jeton si të gjithë çifutët e tjerë në Poloninë e viteve 1939, duke “bërë sikur…”.

Ai bën sikur është diçka e rëndësishme, bën sikur mund të bjerë në dashuri dhe sikur e nesërmja do të ekzistojë… Aaron ka botuar një libër, të cilin e mban në gojë e gjithë Varshava. Ai punon gjithashtu mbi një pjesë letrare, i nxitur nga milioneri çifuto – amerikan Sam Dreiman. E dashura e këtij amerikani të pasur, artistja Beti, e cila përgatitet të luajë rolin kryesor në këtë dramë, bie në dashuri me shkrimtarin e ri dhe i propozon atij të martohet me të dhe të përfitojë edhe pasaportën amerikane, që është ëndrra e paarritshme e të gjithë çifutëve polakë.

Nga dashuria që ka për të, edhe vetë i dashuri i saj, milioneri amerikan pranon t’i ndihmojë ata të dy, për ta realizuar këtë ëndërr. Por Aaroni gjen Shoshën, një shoqe e fëmijërisë së tij, të cilën nuk ka mundur ta harrojë. Fëminore, e brishtë, pak e vonuar, siç thonë disa, Shosha do të mishërojë gjithë pastërtinë, freskinë dhe pafajësinë, për të cilën ëndërronte ky shkrimtar i ri, edhe pse sjelljet e tij I ngjanin një Don Zhuani të velur nga jeta.

Me një mençuri të një lloji të veçantë, me një logjikë fëminore, Shosha i di më së miri gjërat më thelbësore të jetës, i kupton dhe i pranon ato. Gruaja – fëmijë nuk është një personazh krejtësisht i ri në veprën e Singerit, por këtu arrin një përmasë të tillë në fushën e dhembshurisë, që nuk përjashton kurrsesi pasionin.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

ONUFRI

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Shosha”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo