Sale!

Sekreti i shtepise ne ishull

800L 0L

Titulli: Sekreti i shtëpisë në ishull
Gjinia: Roman
Autori: Ransom Riggs
Shqipëroi: Ilir I. Baçi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2012
Fq. 376
ISBN: 978-9928-162-26-7

Categories: , Tags: , , Product ID: 2167

Description

Një ishull i mistershëm.Një jetimore e braktisur.Një koleksion i pazakontë me fotografi të veçanta. Të gjithë presin të zbulohen në librin “Sekreti i shtëpisë në ishull”, një roman i paharrueshëm, ku fantastikja bashkohet me fotografinë, të rrëmben e të detyron ta lexosh me një frymë. Historia jonë çelet me një fatkeqësi në familje, e cila e nis Xhejkobin gjashtëmbëdhjetëvjeçar në një udhëtim drejt një ishulli të largët pranë bregut të Uellsit.

Atje, ai zbulon rrënojat e jetimores së fëmijëve të veçantë, drejtoreshë e se cilës ka qenë zonjusha Fajkoi. Teksa eksploron dhomat dhe korridoret e braktisura, Xhejkobi e kupton se fëmijët e zonjushës Fajkoi kanë qenë më shumë se të veçantë.

Mund të kenë qenë të rrezikshëm. Mund t’i kenë izoluar për një arsye të fortë në atë ishull të braktisur. Dhe, në njëfarë mënyre, sado e pamundur që duket, ata mund të jenë ende gjallë. Një histori rrëqethëse e llojit fantastik, “Sekreti i shtëpisë në ishull” kënaq lexuesit e rritur dhe të rinj, si dhe të gjithë ata që pëlqejnë aventurat e frikshme.

Mbi autorin

Ransom Riggs e ka kaluar fëmijërinë në Florida të SHBA – së, por tani jeton në dheun e fëmijëve të veçantë: në Los Anxhelos. Ndërkohë është diplomuar në Kolegjin “Kenyon”, më pas në Universitetin e Kalifornisë së Jugut (Fakulteti i Kinemasë dhe i Televizionit) dhe ka realizuar disa filma me metrazh të shkurtër që kanë fituar disa çmime. Merret edhe me shkrime në formë blogu dhe me ese udhëtimesh.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Pegi

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.